
LauraDiet është këshillimore ku mund të merrni këshilla nga Nutricionistja / Dietologe dhe Fitoterapeute e çertifikuar Laura Binxhija Qeska.
Stafi ynë është i edukuar dhe i përkushtuar në punë, ata do të ju presin me buzëqeshje dhe në gatishmëri për të ju ndihmuar.
Vizitorët tanë janë të ndryshëm në shumë aspekte, disa na vizitojnë çdo dite, disa një herë në javë, ndërsa disa na vizitojnë ndonjëherë kur të ju vie rruga.
Ndryshojnë në moshë, në gjini, sipas profesionit por kanë një të përbashkët ATA KUJDESEN PËR SHËNDETIN E TYRE DHE DUAN TË JENË VITAL DHE TË SHËNDETSHËM.
Për këtë arsye ne ju ftojmë të na vizitoni, të mësoni diçka më shumë si të ushqeheni më mirë, si të trajtoni problemet shëndetsore, me anë të Dietave individuale të shëndetshme dhe si të mbani shëndetin tuaj në formën më të mirë të mundëshme.
Do të kemi kënaqësinë të ju ofrojmë këshilla profesionale që të ju ndihmojmë të merrni vendimet e duhura për shëndetin tuaj.
Mirësevini!