Dieta e përsonalizuar

Program individual dhe këshilla për të ushqyerit nga Dr.sc.Laura Binxhija Qeska, Specialiste e Nutricionit dhe Fitoterapeute.

Le të mendojmë për rëndësinë e shëndetit të mirë dhe të shfrytëzojmë rastin të përkushtohemi dhe të bëjmë një hap drejt arritjes së qëllimeve për veten. Së bashku ne do t’i kalojmë barrierat e distancës dhe izolimit.

Tani e tutje, ne përveç caktimit të termineve fizike dhe trajtimeve direkte në ambientet tona, sjellim në shtëpinë tuaj njohuritë ushqyese që do t’i zbatoni për veten tuaj, me udhëzimet profesionale për të ushqyerit.

Ushqimi i shëndetshëm është faktor i rëndësishëm në ndërtimin e imunitetit, ka një vlerë të papërshkrueshme. Gjithashtu, tani është koha për të vendosur për një ndryshim rrënjësorë për të ushqyerit që keni planifikuar për një kohë të gjatë.

PROGRAMI ONLINE PËRFSHIN:

Krijimin e një programi individual të ushqyerit me këshilla nga Specialistja e Nutricionit, Dr.Sc.Laura Binxhija Qeska.

Si funksionon Programi Online?

Telefononi qendrën Specialistike të Nutricionit Laura Diet në këtë numër kontakti:
044 514 111 / 049 634 111 ose dërgoni një e-mail në info@lauradiet.net.

Ne do të ju dërgojmë një formular për plotësimin e historikut personal, të cilin ju e plotësoni dhe na e dërgoni me e-mail.
Bëni pagesën dhe dërgoni vërtetimin e pagesës me email.

Në vijim do të pranoni një telefonatë nga Specialistja e Nutricionit me të gjitha udhëzimet, një e-mail me një plan diete individuale dhe një konsultë telefonike.

Shëndeti mbi të gjitha —tek ne ose në komoditetin e shtëpisë tuaj!