SINDROMI I TË NGRËNIT GJATË NATËS

Çka kuptojmë me sindromën e të ngrënit gjatë natës

Sindroma e të ngrënit gjatë natës është një sëmundje ose çrregullim i të ngrënit i karakterizuar nga tiparet klinike të anoreksisë në mëngjes, përsoni dëshiron të humb peshë, ka frikë nga shtimi në peshë, kufizon ushqimet dhe anashkalon vaketet. Në orët e mbrëmjes shfaqet hiperfagia  që do të thotë paraqitet një situate e rritjes së tepruar te apetitit, duke marrë sasi dhe kalori më tepër, meqërast përcillet me çregullime të gjumit, shfaqjes së pagjumësisë me zgjime gjatë natës  për të ngrënë ushqimet e preferuara.

Njerëzit e çdo moshe mund të sëmuren nga ky sindrom , mirpo femrat midis moshës 25 deri 50 vjeç janë në rrezik më të madh se sa meshkujt.

Shkaqet e sindromës lidhur me të ngrënit gjatë natës

Çrregullimi shfaqet në shumicën e rasteve tek femrat që janë të pakënaqura me jetën e tyre emocionale, shkak tjetër janë problemet familjare, mërzitja, depresioni, ngarkesa mendore ose thjeshtë po kalojnë një periudhë shumë të rëndë stresuese në jetën e tyre.

Shkaqet e këtij çrregullimi janë faktorët gjenetikë, faktorët mjedisorë, më të zakonshmet janë stresi, depresioni dhe zakonet e gabuara të ushqyerit.

Pasqyra klinike

Pasqyra klinike na tregon një vonesë në kohën cirkadiane të marrjes së ushqimit.

Në bazë të përvojës me individët që vuajnë nga ky çrregullim vërehet se anashkalojnë vaktet ushqimore sidomos mëngjesin, sipas tyre nuk ndjejnë uri. Mënyra e të ushqyerit kthehet në zakon, fillojnë të hajnë nga pak në drekë dhe më shumë në orët e vona të mbrëmjes, çdo her zgjohen në po të njëjtën kohë çdo natë, vuajnë nga pagjumësia, nga prishja e gjumit natën për të ngrënë ushqimet e tyre të preferuara, sidomos ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna këto janë ushqime të preferuara nga femrat meqërast konsumojnë shumë kalori, ndërsa tek meshkujt ushqimet e tyre të preferuara janë: ushqimet me sheqerna, yndyrna dhe të kripura. Gjithashtu shprehen se zgjohen të nesermen të lodhur, pa energji, pa humor nga gjumi i çrregulltë dhe se kjo situatë i përcjellë gjatë ditës. Në këtë mënyrë është krijuar predispozita për zhvillimin e sindromës së të ngrënit gjatë natës.

Kjo situatë mund të zgjas dhe vjen deri tek ndezja e alarmit, zakonet e gabuara dërgojnë në probleme të shumta shëndetësore, pas një kohe individi nga pesha normale kalon në obezitet dhe bashkë me peshën e tepërt përkeqësohet shëndeti jashtëzakonishtë shumë.

Diagnoza

Diagnoza përcaktohet në bazë të marrjes së anamnezës – historisë shëndetësore të përsonit dhe pyetsorit të caktuar. Tek këto raste trajtimi është shumë kompleks dhe përfshin një Specialist Nutricioni, një Psikolog dhe një Psikiatër. Zakonet e të ushqyerit nuk janë të lehta për t’u ndryshuar, kërkojnë kohë, por me ndihmën e profesionistëve shërimi është i mundur.

Rekomandimet

Për të eliminuar sindromin e të ngrënit gjatë natës, rekomandohet plani i përsonalizuar ushqimorë që synon të ndryshojë zakonet e të ushqyerit tek këto raste, edukimi është parësor gjithashtu këshillat, teknikat e caktuara, aktivitetet relaksuese duke ju ndihmuar me metoda të dobishme për të përmirësuar gjumin, trajtimin e depresionit dhe për të kontrolluar stresin, i cili është një nga faktorët kryesorë të rrezikut.

Vaktet ushqimore përpilohet në atë mënyrë që përsoni me këtë sindrom të fitoj oreks të mire, të plotësojë nevojat me makro dhe mikronutrientët duke iu përshtatur gjendjes individuale. Vakti i darkës duhet të përmbajë kombinimin e ushqimeve që japin një ndjenjë më të gjatë të ngopjes si proteina, karbohidrate dhe yndyrna të pa ngopura.  Për të mundësuar sekretimin e duhur të insulinës dhe për ta parandaluar një rënie të niveleve të sheqerit në gjak.

Rekomandohen ushqime dhe pije adaptogjene për të stimuluar sekretimin e serotoninës  – hormonit për humor të mirë dhe për efekt qetësues, këtu hyjnë dhe cajrat fitoterapeutik të përsonalizuar nga bimët dhe vajrat e caktuar esencial me veprim të drejtpërdrejt në disa receptorë në sistemin nervorë qëndrorë.

Këshillohet të mos mbahen në kuzhinë dhe në frigorifer ushqimet e njëjta që janë ngrënë gjatë zgjimit natën.

Për ta ulur tensionin nervor ju rekomandojmë të dilni për një shetitje, planifikoni një takim me njerëzit e dashur të cilët ju bëjnë të ndiheni të kënaqur dhe ju japin gëzim, përpiquni të mos e përdorni telefonin, kompjuterin, televizionin pas orës 19, ndryshoni zakonin lexoni një libër ose dëgjoni muzik.

Duhet potencuar se ky çregullim nuk duhet të ngatërrohet me diagnozat tjera si: bulimia nervosa ,ushqyerja për qejf, ushqyerja emocionale, dhe çrregullimi i të ngrënit të tepruar nga mungesa e sjelljeve kompensuese shoqëruese si dhe diagnoza tjera.

Programi individual dhe këshillat për të ushqyerit realizohen nga Dr.sci. Laura Binxhija Qeska Specialiste e Nutricionit dhe Fitoterapeute.

Telefononi qendrën Specialistike të Nutricionit Laura Diet në këtë numër kontakti për programin e përsonalizuar: 044 514 111 / 049 634 111 ose dërgoni online një e-mail në info@lauradiet.net.