Blog

PROGRAMI USHQIMOR PËR GURËT NË VESHKA

Kushtojini më shumë vëmendje veshkave.

Veshka është një organ vendimtar që eliminon mbetjet – toksinat dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit acid-bazë të trupit.

Inflamacioni i shpeshtë i sistemit urinar dhe ndryshimet e shpeshta të presionit të gjakut me rritje të menjëhershme, të ndjekura nga një rënie e ndjeshme e shtypjes së gjakut, janë dëshmi se me veshkat diçka nuk po funksjonojnë ashtu siç duhet.

Gurët oksalat janë gurët më të zakonshëm që grumbullohen në veshka dhe i dëmtojnë ato nga presioni fizik, gjithashtu pengojnë nxjerrjen e urinës – gjë që është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në intoksikim të trupit.

Dieta është thelbësore për shëndetin e veshkave me gurët oksalat që janë një shqetësim i zakonshëm.

Programi ushqimorë dhe këshillat e personalizuara ju ndihmojnë në menaxhimin e gurëve oksalat në veshka dhe parandalojnë formimin e kristaleve të reja.