PROGRAMI USHQIMOR PËR TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË LUKTHIT – GASTRITIT
Njerëzit që kanë probleme me lukthin dëgjohen shpesh të ankohen për aciditetin e lartë të lukthit, urthin, një ndjenjë djegieje, thumbimi ose dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, e cila ose qetësohet ose përkeqësohet pas ngrënies, të përziera të shpeshta, të vjella, ndjenja e të ngrënit të tepërt edhe pas një vakti të vogël ose të mesëm, humbje e oreksit dhe simptoma tjera.
Një inflamacion i mukozës së lukthit që shtrihet në duoden quhet Gastrit.
Ka dy lloje të gastritit:
Gastriti akut: është një inflamacion i papritur i mukozës së lukthit që qetësohet pas konsumimit të ushqimit ose ilaçeve farmaceutike;
Gastriti kronik shkakton inflamacion të ngadaltë dhe gradual të mukozës së lukthit për një periudhë të gjatë kohore. Përsëritja është e zakonshme në gastritin kronik.
Gastriti mund të shkaktohet nga stresi, sëmundjet autoimmune, përdorimi i duhanit, alkoholit, ilaçeve farmaceutike anti-inflamatore jo-steroide, njerëzit që i kanë përdorur ilaqet për një kohë të gjatë për të trajtuar sëmundje kronike si artriti shpesh e përjetojnë gastritin. Mund të jetë: akut, kronik, i veçantë.
ETIOLOGJIA: bakteriale (Helicobacter pylori), jo bakteriale (imune, alkoholike, postgastrektomike, e induktuar nga medikamentet), dhe shkaqe të panjohura.
Infeksionet me Helikobakter pylori shpesh rezultojnë në raste të gastritit dhe kërkojnë mbikqyrje profesionale.
Çdo ushqim ka cilësi unike, që nënkupton se disa ushqime mund të ndihmojnë ose pengojnë përparimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve specifike.
Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për menagjimin e sëmundjeve të lukthit dhe zorrëve me anë të Programit Ushqimorë të përsonalizuar.