SI TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM NË PUNË

Ka disa çështje të mundshme në punë.

Për shembull, ka gjithmonë njerëz që festojnë, sjellin, porosisin, rekomandojnë, gatuajnë dhe sjellin ushqime për ngjarje “të cilat duhet të provoni” në zyrë ose vende të tjera pune ku ka më shumë njerëz të punësuar.

Ata që hanë pa planifikuar ose pa mendim dhe pa vetëdije janë ngrënësit me zakone jo të mira.

Idealisht, çdo person duhet të merr ushqim nga shtëpia e tij që ka gatuar dhe ta konsumoj atë ushqim.

Për të kaluar ditën për mrekulli në një ditë pune konsumoni mëngjesin në mënyrë që ti siguroni trupit lëndë ushqyese dhe energji thelbësore për të nisur ditën.

Mëngjesi ju dihmon në rimbushjen e niveleve të sheqerit në gjak, ushqen trurin dhe muskujt, ndikon në kujtesën, përqendrimin dhe performancën akademike më të mirë.

Ngrënia e mëngjesit gjithashtu ndihmonë në menaxhimin e peshës duke rregulluar oreksin dhe duke parandaluar të ngrënit e tepërt më vonë gjatë ditës.

Shmangia e mëngjesit lidhet me rritjen e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe çështjeve të tjera shëndetësore.

Gatimi në shtëpi është alternativa më e mirë.

– Planifikoni dhe përgatitni ushqimet para kohe.

– Gatuani paraprakisht ushqime qe marrin vetëm 10 minuta kohë dhe merrini me vete.

– Merrni ushqime të shëndetshme në punë si arra pa kripë, kos grek, djathë me pak yndyrë, gatesa me drithëra të plota, fruta ose perime të papërpunuara.

Mbani këto opsione të shëndetshme pranë për të shmangur opsionet e gabuara.

– Për drekë, synoni për një vakt të ekuilibruar me proteina, fruta, perime dhe drithëra.

– Nëse hani jashtë, zgjidhni opsionet e shëndetshme.

– Qëndroni të hidratuar duke pirë ujë dhe çajra pa sheqer gjatë gjithë ditës në vend të pijeve me sheqer.

– Kufizoni sheqerin e shtuar në kafe.

Çelësi është të planifikoni përpara, të bëni zgjedhje të shëndetshme lehtësisht të disponueshme.

Ndryshimet e vazhdueshme dhe të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh në mbajtjen e një diete ushqyese gjatë ditës së punës.

Për këshilla, receta të shpejta dhe të shëndetshme të arritura për gjatë 10 minutave kohë na kontaktoni Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi Laura Diet.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net