PROGRAMI USHQIMOR TEK PERIMENOPAUZA DHE MENOPAUZA
Programi ushqimor i përsonalizuar luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e simptomave të perimenopauzës dhe menopauzës, si dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm gjatë kësaj faze të jetës.
Një dietë e balancuar mund të ndihmojë në reduktimin e valëve të nxehta, të përmirësojë gjendjen shpirtërore, të mbështesë shëndetin e kockave dhe të ndihmojë në ruajtjen e peshës trupore.
Perimenopauza dhe menopauza janë dy faza të rëndësishme në jetën riprodhuese të një gruaje, të cilat përfaqësojnë tranzicionin nga faza fertile drejt mbylljes së ciklit menstrual.
Perimenopauza
Perimenopauza është periudha që i paraprin menopauzës dhe mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vjet. Gjatë kësaj kohe, nivelet e hormoneve (sidomos estrogjenit dhe progesteronit) fillojnë të ndryshojnë në mënyrë të parregullt. Ky tranzicion mund të fillojë në fund të viteve të 30-ta ose në fillim të të 40-ave dhe karakterizohet nga disa simptoma:
– Cikle menstruale të parregullta
– Val të nxehta
– Ndryshime në humor
– Probleme me gjumin
– Tharje vaginale
– Shtim në peshë
– Humbje muskujsh
Menopauza
Menopauza është faza kur cikli menstrual ndalon plotësisht. Një grua konsiderohet në menopauzë pasi ka kaluar 12 muaj pa menstruacione. Kjo ndodh zakonisht rreth moshës 45-55 vjeç, me një moshë mesatare prej 52 vjeç. Menopauza ndodh për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit dhe progesteronit, hormoneve që kontrollojnë ovulacionin dhe ciklin menstrual.
Simptomat e menopauzës mund të jenë të ngjashme me ato të perimenopauzës, por shpesh herë intensifikohen:
– Valët e ngrohta dhe djersitje gjatë natës.
– Tharje vaginale dhe probleme me urinimin.
– Ndryshime në densitetin e kockave, gjë që rrit rrezikun për osteoporozë.
– Rritje e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, për shkak të rënies së estrogjenit.
– Ndryshime në metabolizëm, duke çuar në shtim në peshë dhe ndryshime në nivelin e energjisë.
Menaxhimi i simptomave
– Terapia hormonale
– Stili i jetesës
– Dieta e përsonalizuar
Programi ushqimor i përsonalizuar për trajtimin e Perimenopauzës dhe Menopauzës tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ju ndihmon duke ndikuar në balancimin hormonal natyral, menaxhimin e peshës trupore, parandalimin e osteoporozës, përmirësimin e gjumit dhe energjisë,stabilizimin e humorit dhe reduktimin e ankthit.
Për trajtimet e çdo problemi shëndetësorë që ndërlidhet me të ushqyerit gjithashtu dhe për problemet e Perimenopauzës dhe Menopauzës caktoni terminin tuaj në:
📲 +383 44 505 111