Blog

RREZIQET NGA MBIPESHA DHE OBEZITETI

Shkaqet themelore të obezitetit përfshijnë një mori faktorësh të ndryshëm gjenetikë, mjedisorë, psikologjikë, ushqimi i varfër dhe pasiviteti fizik.

Masa e tepërt dhjamore përcillet me rrezik të shtuar të sëmundjeve kronike përfshirë: diabetin, sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, sëmundjeve autoimune, llojeve të ndryshme të kancerit dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Duke humbur peshë në mënyrë aktive, posaqërisht masën e tepërt dhjamore, sidomos dhjamosjen viscerale përreth belit do ta zvogëloni në mënyre drastike rrezikun nga zhvillimi i këtyre sëmundjeve dhe do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, përfshirë optimizimin e shtypjes së gjakut, nivelet e kolesterolit dhe të largoni nevojën e përdorimit të ilaqeve.

Për ta arritur qëllimin e humbjes peshës dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara nga ushqimi dhe faktorët tjerë, kërkimi i udhëzimeve nga profesionisti ju ndihmonë në sigurimin e një qasjeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të shëndetshme pa e vënë në rrezik shëndetin.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET Specialistja e Ushqimit Dr. Laura Binxhija Qeska me anë të programit ushqimorë në bazë të gjendjes tuaj shëndetësore ju ndihmon në arritjen e qëllimit për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net