Blog

ÇFARË DUHET TË DINI PËR DIETËN KETOGJENIKE

Dieta ketogjenike ka fituar popullaritet vitet e fundit për shkak të efektit të saj të suksesëshëm afatshkurtër në humbjen e peshës.

Vëmendje duhet kushtuar pasi që ka disa efekte negative të vërtetuara shkencërisht, dieta ketogjenike duhet të përcillet nga profesionisti i ushqimit.

Dieta ketogjenike shkaktonë:

– Presion të ulët të gjakut,

– Gurë në veshka,

– Kapsllëk,

– Mungesë të lëndëve ushqyese,

– Rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Dietat e rrepta popullore si dhe dieta ketogjenike mund të shkaktojnë gjithashtu izolim social ose ushqim të çrregullt.

Kujdes duhet të kenë të gjithë ata me ndonjë diagnozë të caktuar dhe gjendje që përfshinë pankreasin, mëlçinë, tiroiden, veshkat dhe fshikëzën e tëmthit.

Efektet anësore afatgjata përfshijnë steatozën hepatike, gurët në veshka, hipoproteineminë dhe mungesën e vitaminave dhe mineraleve të përcjella me gjendje të reja dhe komplikime shëndetësore.

Efektet anësore negative të një diete ketogjenike afatgjatë, përfshijnë rritjen e rrezikut të gurëve në veshka dhe osteoporozën, dhe rritjen e niveleve të acidit urik në gjak (një faktor rreziku).

Është e rëndësishme të konsultoheni me një Specialist të Nutricionit ose një Dietolog klinik të liçencuar përpara se të filloni ndonjë dietë të re.

Adresoni problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET dhe bëni një hap drejt përmirësimit të shëndetit tuaj me anë të dietës përsonalizuar.

Kontaktoni në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net