VЁMENDJE DHE KUJDES
INTERMITTENT FASTING në gjuhën shqipe agjërimi me ndërprerje është një dietë popullore që përfshinë periudha të caktuara të ngrënies dhe agjërimit meqërast duhet patur kujdes sepse shkaktonë disa efekte negative.
Këto efekte anësore mund të përfshijnë:
– Uria: Njerëzit mund të përjetojnë rritje të urisë gjatë periudhave të agjërimit,
– Kapsllëk: Agjërimi mund të çojë në kapsllëk,
– Lodhja: Agjërimi mund të çojë në ndjenjën e lodhjes për shkak të marrjes së reduktuar të kalorive,
– Pagjumësia: Agjërimi me ndërprerje mund të prishë ciklin biologjik të gjumit, duke shkaktuar pagjumësi,
– Irritimi: Disa individë mund të përjetojnë nervozizëm gjatë periudhave të agjërimit,
– Nauze: Mundim-Nauze, vjellje është një tjetër efekt anësor i mundshëm i agjërimit me ndërprerje,
– Dhimbje koke: Në varësi të kohëzgjatjes së periudhës së agjërimit, njerëzit mund të kenë dhimbje koke,
– Letargjia: Agjërimi me ndërprerje mund të shkaktojë ndjenja letargjie, veçanërisht gjatë periudhave të agjërimit,
– Ndryshimet e humorit: Disa individë mund të përjetojnë ndryshime të humorit gjatë periudhave të agjërimit,
– Gurë në veshka.
Është thelbësore të konsultoheni me një Specialist të Nutricionit ose Dietolog klinik të liçencuar lidhur me kujdesin shëndetësor përpara se të përpiqeni të mbani dieta popullore si INTERMITTENT FASTING agjërmi me ndërprerje dhe tjera, veçanërisht nëse keni ndonjë diagnoz apo gjendje mjekësore para-ekzistuese, nqs jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmiun me gji dhe rreptësishtë nuk guxojnë fëmijët e të gjitha grupmoshave të mbajnë dietë.
Adresoni problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIETdhe bëni një hap drejt përmirësimit të shëndetit tuaj me anë të dietës përsonalizuar.
Kontaktoni në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net