PROGRAMI USHQIMOR TEK SËMUNDJA – SARKOIDOZA

Sarkoidoza është një sëmundje inflamatore që prek kryesisht mushkëritë, nyjet limfatike dhe organet tjera si lëkurën, sytë, zemrën dhe mëlçinë.

Kjo sëmundje karakterizohet nga formimi i granulomave, të cilat janë masa të vogla të qelizave inflamatore që prekin kryesisht mushkëritë dhe nyjet limfatike.

Shkaku i sarkoidozës është multifaktorial.

Në zhvillimin e kësaj sëmundje mendohet të jetë një përgjigje e sistemit imunitar ndaj një infeksioni ose një substance të huaj, gjithashtu ndikojnë faktorët gjenetikë dhe mjedisorë.

Ushqimi ka rol të rëndësishëm dhe mund të ndikojë në mënyra të ndryshme tek personat me sarkoidozë, duke ndikuar në simptomat dhe në mirëqenien e përgjithshme.

Duke i dhënë vëmendje rekomandimeve dhe dietës së përsonalizuar dhe duke regjistruar ndryshimet në intervale të rregullta gjatë përcjelljes, ju ndihmon të mbani një ekuilibër të shëndetshëm me qëllim te shëndetit afatgjatë dhe mirëqenies.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, rekomandime profesionale dhe terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore përfshirë protokolin ushqimor për sëmundjen e Sarkoidozës.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net