PROGRAMI USHQIMOR PËR STABILIZIMIN E YNDYRËS SË RRITUR NË GJAK

Ushqimi luan një rol vendimtar në stabilizimin e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.

Kolesteroli dhe trigliceridet janë lloje të yndyrave që qarkullojnë në gjak.

Kolesteroli i ngritur në gjak, veçanërisht lipoproteina me densitet të ulët (LDL), ndikon në zhvillimin e pllakës arteriale dhe në bllokimin e furnizimit me gjak të organeve vitale si zemra, veshkat, truri, organet gjenitale dhe gjymtyrët, gjithashtu shkakton sëmundje të zemrës duke prodhuar depozitime të kolesterolit në arterie.

Shqetësues është fakti sepse shpesh shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare dhe komplikimeve të tjera shëndetësore, si: presioni i lartë i gjakut, dëmtimi mendor, gurët në tëmth, mosfunksionimi seksual, të gjitha ndërlidhen me nivelet e larta të kolesterolit.

Çrregullimet e lipideve të gjakut, si dhe nivelet e ngritura të lipideve totale, triglicerideve dhe kolesterolit LDL, janë kontribuesit kryesorë në zhvillimin e sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve inflamatore kronike.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET Specialistja e Ushqimit Dr. Laura Binxhija Qeska me anë të programit ushqimorë në bazë të gjendjes tuaj shëndetësore ju ndihmon në arritjen e qëllimit për trajtimin e yndyrave të rritura në gjak si trigliceridet dhe kolesteroli me anë të Programit Ushqimorë të përsonalizuar, bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net