Osteoporoza prek miliona njerëz në mbarë botën duke quar në dobësimin e kockave për shkak të uljes së densitetit të kockave veçanërisht tek moshat mbi 50 vjeç.
Femrat krahasuar me meshkujt janë në rrezik më të lartë, veçanërisht pas menopauzës, për shkak të uljes së niveleve të estrogjenit.
Incidenca e frakturave rritet me moshën dhe mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.
Ushqimi ka një lidhje të moderuar me osteoporozën, megjithatë kalciumi dhe vitamina D janë thelbësore, sidomos për të moshuarit.
Kalciumi është mineral kryesor për formimin e kockave, dhe marrja e tij e duhur me anë të ushqimeve është e rëndësishme në çdo fazë të jetës.
Vitamina D, e cila duhet të merret nga ushqimi dhe nga ekspozimi në diell është po ashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave.
Mungesa e vitaminës D lidhet me humbjen e kockave dhe rrezikun e frakturave.
Përveç kalciumit dhe vitaminës D, lëndë të tjera ushqyese si zinku, bakri dhe vitaminat A, C, dhe K gjithashtu kontribuojnë në shëndetin e kockave.
Është e rëndësishme të merret parasysh ndikimi i aktivitetit fizik, ekspozimit ndaj diellit, ushqimi i balancuar dhe marrja e vitaminave dhe mineraleve në baza ditore me anë të ushqimit.
Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për parandalimin dhe trajtimin e Osteoporozës me anë të Programit Ushqimor dhe rekomandimeve të përsonalizuara.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net