Vitaminat dhe mineralet janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit.
Simptomat e mungesës së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve shfaqen ngadalë, kështu që njerëzit shpesh nuk i vërejnë.
Konsumi më i ulët i vitaminave dhe mineraleve sesa marrja e rekomanduar në bazë të moshës mund të çojë në çrregullime kronike metabolike, shëndet më të dobët, kapacitet të reduktuar të punës, ulje të arritjeve arsimore.
Gjithashtu kapaciteti energjik, përqendrimi dhe memoria mund të ulen, gjendja depresive, lodhja kronike, presioni i lartë i gjakut, nivelet e larta të yndyrës në gjak, glukoza e lartë në gjak dhe tumoret mund të zhvillohen kur nuk ka furnizim të mjaftueshëm me vitamina, minerale dhe antioksidues.
Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për një vlerësim të detajuar shëndetësor bëjmë analizat e të gjitha vitaminave, mineraleve, oligoelementeve, acideve yndyrore, antioksidantëve për të matur mangësitë e këtyre elementeve për arritjen e një rezultati të plotë ushqyes funksional në nivel qelizor.
Këto analiza ofrojn bazën e një qasjeje të personalizuar, funksionale në adresimin e një sërë gjendjesh klinike dhe shëndetsore të krijuara nga mangësitë e këtyre elementeve esenciale për shëndetin.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net