Sëmundja Celiake është trashëguese d.m.th trashëgohet nga familjarët.
Është një sëmundje autoimune që ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj glutenit, një proteinë kjo që ndodhet në grurë, elb, oriz, thekra, tërshëra dhe drithëra tjera me përbërje të glutenit.
Ky reagim shkakton dëmtime në mukozën e zorrës së hollë, duke çuar në probleme me absorbimin e lëndëve ushqyese dhe simptoma të ndryshme.
Simptomat përfshijnë:
– Diarre (shpesh kronike),
– Kapsllëk,
– Fryrje dhe gazra,
– Dhimbje barku ose ngërçe,
– Të përziera dhe të vjella,
– Humbje peshe.
I sëmuri mund të përjetojë simptoma që imitojnë të ndonjë prej gjendjeve të tretjes të listuara më parë ose ndonjë gjendje kronike inflamatore ose autoimune si:
– Lodhje dhe dobësi,
– Anemia (zakonisht për shkak të mungesës së hekurit),
– Osteoporoza ose osteopenia (për shkak të keqpërthithjes së kalciumit dhe vitaminës D),
– Dhimbje kyçesh dhe artrit,
– Dhimbje koke.
Ushqimi ka një rol të rëndësishëm në menaxhimin e sëmundjes Celiake dhe ndjekja e një diete strikte pa gluten është thelbësore për kontrollimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Menaxhimi i sëmundjes Celiake kërkon ndjekjen e një diete të rreptë pa gluten për të parandaluar simptomat dhe për të ruajtur shëndetin e zorrëve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Këshillimi tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET mund të ndihmojë në krijimin e një plani ushqimor që përputhet me nevojat tuaja specifike të përsonalizuara.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net