ÇRREGULLIMET DISMORFIK I TRUPIT – ANOREKSIA DHE BULIMIA
Çrregullimet e të ngrënit si anoreksia dhe bulimia shpesh shoqërohen me një imazh të shtrembëruar të trupit. Edhe pse këta individë mund të jenë të dobët, ata e shohin veten si mbipeshë dhe shpesh e abuzojnë vetën me fjalë negative kur shikohen në pasqyrë.
Dismorfia e trupit është një çrregullim që i bën njerëzit të përqendrojnë gjithë urrejtjen e tyre në një pjesë të trupit, duke parë veten në një mënyrë të shtrembëruar, sikur të shikojnë në një pasqyrë argëtuese që ju bën të dukeni më ndryshe nga ç’jeni në të vërtetë.
Ky imazh i shtrembëruar për veten pengon shumë njerëz të shijojnë jetën dhe të hanë mjaftueshëm.
Kjo ka pasoja serioze shëndetësore; në rastin më të keq, mund të jetë fatale.
Teknikat e vetëvlerësimit dhe ndihma nga profesionistët mund të bëjnë një ndryshim të madh në mënyrën se si ndiheni për veten dhe veprimet që bëni. Këto raste punohen në ekip nga një Psikolog Klinik i specializuar në fushën e Çrregullimeve të ngrënit dhe nga Specialisti i Nutricionit.
Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për të marrë edukimin e duhur për zakonet e shëndetshme të të ngrënit, udhëzimet për ushqimin e ekuilibruar, të bëni zgjedhje të informuara dietike që kan një rol kyç në parandalimin e mangësive ushqyese, sëmundjeve kronike dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net