Ne të gjithë jemi në rrezik nga shumë faktorë të cilët ndikojnë tek ne që të jemi si një copë mishi që ka kaluar shumë gjatë në raft.
Oksidantët shkatërrues janë: ushqimet e skuqura dhe të përpunuara, pijet industriale, ndotja e ajrit, ndotësit industrialë dhe gazrat e makinave, konsumimi i alkoholit, pirja e duhanit dhe tymrat nga cigarja, rrezet ultraviolet nga dielli shkaktojnë plakjen e lëkurës dhe dëmtimet ADN-së, aktiviteti fizik i rëndë dhe stresi psikologjik, kimikatet dhe pesticidet, medikamentet farmaceutike etj.
Shumica e oksidantëve krijohen gjatë proceseve të zakonshme metabolike në trup.
Mendoni për oksidantët shkatërrues si një raket luftarake që godet pa mëshirë, njëjtë dhe këta faktorë në trup sulmojnë qelizat, grisin membranat e tyre, dëmtojnë materialin e tyre gjenetik, i bëjnë yndyrat të prishen dhe i lënë qelizat të vdesin.
Ky proces është gradual dhe i padukshëm dhe zgjat me vite, në formën e valëve të vazhdueshme shkatërruese, saqë nuk jeni në dijeni të tij derisa dëmtimi i grumbulluar të shkaktojë ato që ne i quajmë simptoma të sëmundjes, duke përfshirë inflamacionin, përkeqësimin e shikimit, dhimbje gjoksi, përqendrimi i dobët, shumë sëmundje kronike e deri tek kanceri.
Këshillimi tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ju ndihmon në krijimin e një plani individual ushqimor të përshtatshëm për nevojat specifike individuale për ti parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e shkaktura nga faktorët e rrezikut.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net