Pse Analiza e Vitaminave, Mineraleve, Antioksidantëve dhe Acideve yndyrore është e rëndësishme për Shëndetin?

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për një vlerësim të detajuar shëndetësor bëjmë analizat e të gjitha vitaminave, mineraleve, oligoelementeve, acideve yndyrore, antioksidantëve për të matur mangësitë e këtyre elementeve për arritjen e një rezultati të plotë ushqyes funksional në nivel qelizor.

Rezultatet e këtyre analizave japin informacion të detajuar rreth niveleve të secilit parametër në organizëm. Kjo ndihmon në identifikimin e mungesave ose tepricave të tyre, të cilat mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore.

Është një vlerësim se si trupi përdor vitamina, minerale, aminoacide, acide yndyrore dhe antioksidantë, duke përcjellë nevojën e trupit për këto elemente për ti mundësuar trupit të prodhojë enzima, hormone dhe substanca të tjera thelbësore për parandalimin e sëmundjeve, rritjen e duhur, zhvillimin dhe shëndet të mirë.

Këto analiza ofrojn bazën e një qasjeje të personalizuar, funksionale në adresimin e një sërë gjendjesh klinike duke përfshirë: Osteoporozen, Artritin reumatik, Kancerin, Rrezikun e sëmundjeve të zemrës, Diabetin, çrregullimet e ndryshme imunologjike, çrregullimet metabolike nga mangësitë e këtyre elementeve esenciale për shëndetin.

Caktoni terminin tuaj
për një vlerësim dhe trajtim të detajuar shëndetësor në:

📲 +383 44 505 111 ose

📩 info@lauradiet.net