UDHËZIMET PËR TË USHQYERIT GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT
Ushqimi është i lidhur ngushtë me kulturën, traditën dhe familjen.
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit nënkupton abstenim nga çdo ushqim apo pije, duke përfshirë dhe ujin, nga agimi deri në perëndim të diellit.
Islami lejon myslimanët të konsumojnë pothuajse të gjitha llojet e ushqimeve të shëndetshme, përveç mishit të derrit dhe produkteve që përmbajnë alkohol. Kjo është gjë e mirë për shëndetin, sepse mundëson shumëllojshmëri dhe pasuri për pjatën ushqimore të individit i cili agjëron.
Agjërimi mund të përmirësojë shëndetin në qoftë se përcillet me ushqim të përshtatshëm i cili i plotëson nevojat ditore të organizmit.
Rëndësia e ushqimit gjatë agjërimit
Faktorët kryesor për të qëndruar të shëndetshëm gjatë periudhës së agjërimit janë: ushqimi i larmishëm, lloji i ushqimit që konsumohet, sasia dhe koha e vakteve ushqimore. Duhet patur kujdes që gjatë periudhës kur lejohet konsumimi i ushqimit të mos vjen deri tek mbingrënia dhe futja e ushqimeve që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
Të ushqyerit është domosdoshmëri, zgjedhni ushqimet me menquri
Një ndër shprehit e gabuara dhe të zakonshme që ndikon në shëndetin është ngrënja e vakteve ushqimore të shpeshta pas vaktit të iftarit dhe më pas fjetja, duke lënë vaktin e syfyrit pa ngrënë dhe duke qëndruar i uritur deri në vaktin e iftarit të ardhshëm. Kjo gjë shkakton probleme të shumta serioze shëndetësore, si rezultat vjen deri tek luhatjet e glukozës në gjak dhe shtypjes gjakut, inflamacion, dehidrim gjatë ditës, lodhje, rraskapitje, mungesë energjie, përgjumje, marramendje dhe gjendje tjera shëndetësore.
Janë dy zgjedhje, zgjedhja e parë që quhet zgjedhje e menqur është, pas vaktit të iftarit të keni aktivitet fizik, shembull një orë ecje dhe pas vaktit të ndërmjetëm, të shkoni të flini më herët dhe të zgjoheni një orë përpara lindjes diellit që ta hani vaktin më të rëndësishëm të ramazanit syfyrin në mënyrë që ta përballoni ditën me energji, shëndet dhe humor të mirë.
Zgjedhja e dytë është, nëqoftëse rrini zgjuar pas vaktit të iftarit, qëndroni intelegjent në veprime, parandaloni vaktet e vogla ushqimore të shpeshta, menaxhoni vetën mos hani çfarë tju vie afër, sepse në këtë mënyrë ju do ta anashkaloni vaktin e syfyrit, meqërast dita e nesërme do tju përcjell me problemet shëndetësore të lartë përmendura.
Një faktorët tjetër me rëndësi është gjumi, cikli i gjumit ndryshon gjatë muajit të ramazanit prandaj gjeni kohë të flini, mungesa e gjumit shkakton lodhje, metabolizëm të ngadalësuar, mungesë koncentrimi, ndikon të jeni më pak aktiv dhe ndërlidhet me ngrënie të tepruar, shkakton rritje të niveleve të grelinës dhe ulje të niveleve të leptinës, gjë që ju vë në rrezik për obezitet dhe sëmundjen e diabetit.
Shembull i planit ditorë ushqimorë gjatë agjërimit
Ju inkurajojmë ti festoni traditat gjatë muajit të Ramazanit me ushqime që ju sjellin rehati dhe gëzim. Ushqimi i balansuar është qelësi për tu ndier të shëndetshëm dhe energjik gjatë ditëve të agjërimit. Një mëngjes i lehtë para lindjes diellit për ti plotësuar nevojat ditore të organizmit për energji duhet të përfshijë: vitamina, minerale, fibra, karbohidrate, yndyra dhe proteina, shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetëshme gjatë vaktit ushqimorë, laramani porcjonesh të vogla, të cilat i ndihmojnë organizmit në tërësi e sidomos sistemit të tretjes për të funksjonuar.
Koha e vakteve
Për personat që agjërojnë rekomandohen dy vakte të mëdha dhe një ose dy vakte të vogla të cilat duhet të përmbajnë të gjitha grupet e ushqimit të pasura me vlera ushqyese.
Vakti i iftarit:
Filloni vaktin e iftarit duke konsumuar 500 ml ujë dhe hurma ose kumbulla, kajsi të thara. Kjo ndikon në hidratimin tuaj, shuarjen e etjes dhe ju jep energji.
Supa me perime me lëngë mishi, sallatë të larmishëme perimesh, mish sipas preferencës tuaj, (mish pule, peshku, qingji, viqi), oriz integral ose drithëra të plota, perime të gatuara si: brokuli, spinaq, karrota, speca, kungulleshka, shoqëroni me ullinjë, arra, avokado dhe salcë të shijëshme nga vaj ulliri, hudra, qepa, majdanozi dhe erëza sipas dëshirës dhe shijës tuaj.
Një vakt i ndërmjetëm në mes iftarit dhe syfyrit ju ndihmon të keni energji, shembull: frutat e freskëta sezonale, lëngjet kremoze me fruta dhe frutat e forta si arra, bajame, fistëk ose ëmbëlsirë e lehtë me fruta do të ishin zgjedhje e mirë. Vaktet ushqimore të pasura me fibra, vitamina dhe minerale ndikojnë në ngopje për periudha më të gjata, ndërkaq për të ruajtur rezervat e elektroliteve konsumoni: uj, supa perimesh, çajra pa kofein dhe lëngë portokalli ose molle, ndikojnë të qëndroni të hidratuar.
Rikujtim: mos e harroni rëndësinë e aktivitetit fizik, pas një deri dy orësh që keni ngrënë vaktin e iftarit do të ishte ideale të dilni për një shetitje një orëshe, ose filloni me 40 minuta fitnes si rezultat do të fitoni qarkullim të mirë të gjakut dhe do ti oksigjenoni qelizat.
Vakti i Syfyrit:
Konsumoni ujë gjysëm ore para se të hani vaktin e syfyrit.
Drithëra të plota të kombinuara me bishtajore siq janë fasulet e ziera, dhe perime të freskëta, nqs jeni ngarkuar në vaktin e iftarit përgatitni ushqime të lehta si:
Tërshërë e zier me uj ose me qumshtë, shtoni fruta sezonale (luleshtrydhe, kivi, ananas) dhe fruta të forta si arra, fistek dhe fara kungulli, nga secila në sasi të vogla.
Ose variantin tjetër të ushqimeve: sup të kthjellët, ( ju ndihmon të qëndroni të hidratuar gjatë ditës).
Vezë, djath ose jogurt, bukë integrale. Perime sipas shijës ose përgatisni sallatë të larmishëme me këto perime: sallatë të gjelbërt, rokula, lakër, ullinj, domate, tranguj, spec, misër i zier, bajame, fara kungulli te gjitha nga pak kombinoni.
Konsumoni çajra pa kafein si: kamomil, menta, hibiskus, xhenxhefil ose caj frutash.
Bëni kujdes kur konsumoni kafe ose çaj të zi në vaktin e syfyrit me përbërje kafeine se mund t’ju dehidratojë, ndikon të keni etje gjatë ditës. Nëqoftëse jeni adhurues i këtyre pijeve konsumoni pas vaktit të iftarit.
Para se të mbarojë vakti i syfyrit, si përfundim mos harroni të konsumoni uj.
Gjatë ketyre orëve sa lejohet të hani dhe pini konsumoni më shumë ujë për t’ju mbajtur të hidratuar ditën e nesërme.
USHQIMET QË DUHET TË KUFIZOHEN
Kujdes nga ushqimet e njelmëta, të skuqura dhe të pjekura në vajra dhe margarin, të përpunuara, të konzervuara, brumrat si pitet, flijat, llokumet, ëmbëlsirat me miell dhe yndrna të ngopura, ushqimet me sherbet të sheqerosura, këto ushqime janë të zakonshme në kulturën dhe traditën tonë, nëqoftëse nuk mund ti largoni të paktën kufizoni. Muaji i Ramazanit është një mundësi e mirë për ti menjanuar varësit nga këto ushqime.
Vëmendje
Muajin e Ramazanit mund ta agjërojnë të gjithë besimtarët musliman të rritur.
Përjashtohen fëmijët që nuk kanë arritur pubertetin deri në moshën 18 vjeq, të moshuarit, ata që punojnë punë të rënda fizike dhe mendore, gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse, udhëtarët, njerëzit e sëmurë, sidomos me sëmundje kronike të cilët janë nën ndikimin e terapis mjekësore duhet të bëjnë kujdes gjatë agjërimit. Është shumë e rëndësishme koha e konsumimit të ushqimit dhe lloji i ushqimit dhe pijeve sepse mund të ndikoj në ngadalësimin ose mos përthithjen e terapis mjekësore dhe ndikon në përkeqsim të shëndetit.
Të gjithë besimtarëve myslimanë ju urojmë agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm. Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Programi individual dhe këshillat për të ushqyerit realizohen nga Dr.Laura Binxhija Qeska Specialiste e Nutricionit ( Ushqimit ) dhe Fitoterapeute.
Telefononi Qendrën Specialistike të Nutricionit Laura Diet në këtë numër kontakti për Programin Ushqimorë të përsonalizuar: 044 505 111 / 049 403 045 ose dërgoni online një e-mail në info@lauradiet.net.