Për disa njerëz, dieta ketogjenike e cila është shumë e ulët në karbohidrate, e moderuar në proteina dhe e lartë në yndyrë, mund të ketë rreziqe të shumta shëndetësore veçanërisht nëse nuk përcillet nga profesionistët kompetent të fushës ushqimit.
Para se të filloni një dietë ketogjenike, duhet të mendoni për sa vijon:
Mangësitë ushqyese: Frutat, drithërat dhe disa perime janë ndër artikujt që janë të kufizuar në një dietë ketogjenike. Nëse një dietë ketogjenike nuk është e planifikuar mirë, është e zakonshme të përjetoni mangësi në grupe të ndryshme ushqimore sidomos në fibra, vitamina (të tilla si vitaminat B dhe C) dhe minerale (të tilla si kaliumi dhe magnezi) etj.
Shumë njerëz kanë simptoma të ngjajshme me gripin (lodhje, mjegull truri, nauze, kokë dhimbje), kur fillojnë Dietën Keto, të përshkruara si “Keto Grip.” Ky ndryshim mund të jetë i vështirë dhe i pakëndshëm.
Shëndeti i tretjes sidmos kapsllëku dhe probleme të tjera të tretjes mund të rezultojnë nga përmbajtja e ulët e fibrave të një diete ketogjenike. Shëndeti i zorrëve varet nga fibrat, të cilat në përgjithësi gjenden në fruta, perime dhe drithëra.
Çekuilibri i elektroliteve: Dehidratimi dhe çekuilibri i elektroliteve ka më shumë gjasa të ndodhin kur trupi hyn në ketozë sepse nxjerr më shumë ujë dhe elektrolite. Marramendje, dhimbje koke, ngërçe në muskuj dhe rraskapitje janë disa nga simptomat.
Rritja e rrezikut të problemeve me zemrën dhe kolesterolin.
Disa persona mund të kenë nivele më të larta të kolesterolit LDL si rezultat i një diete ketogjenike të pasur me yndyrna të ngopura (si gjalpi dhe mishi), të cilat mund të rrisin rrezikun e tyre për sëmundje kardiovaskulare.
Konsumimi i shumë proteinave mund të bëjë më shumë tendosje në veshka, veçanërisht në ata që tashmë kanë sëmundje renale. Disa njerëz pa e ditur dhe ndjekur marrjen e proteinave në baza individuale e rrisin marrjen e tyre të proteinave.
Dieta ketogjenike mund të zvogëlojë në mënyrë drastike sheqerin në gjak dhe të dërgoj në kriza të shpeshta hipoglikemike ndërkaq tek diabetikët mund të jetë e dëmshme nëse insulina dhe terapia nuk rregullohen siç duhet, vëzhgimi rutinë nga profesionisti është i domosdoshëm.
Dieta Ketogjenike rekomandohet tek gjendjet si:
– Epilepsia,
– Sëmundja e Alzheimerit,
– Sëmundja e Parkinsonit,
– Skleroza anësore amiotrofike,
– Lëndimi traumatik i trurit,
– Rikuperimi i goditjes cerebrale,
– Diabeti i tipit 2,
– Sindroma e mungesës së transportuesit të glukozës tip 1,
– Mungesa e piruvat dehidrogjenazës,
– Kanceri (veçanërisht kanceret e trurit si glioblastoma),
– Skleroza e shumëfishtë,
– Depresioni,
– Çrregullimi bipolar.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net