FAKTORËR QË SHKAKTOJNË KONSTIPACION – KAPSLLËKU

Kapsllëku është multifaktorial, ndodhë nè çdo moshë tek fëmijët dhe tek të rriturit.

Një mënyrë jetese ulur mund të ngadalësojë tretjen, duke çuar në kapsllëk.

Mungesa e aktivitetit fizik ndikon ne kapsllëk, Ushtrimet e rregullta ndihmojn në stimulimin e kontraktimeve të zorrëve.

Stresi dhe ankthi ndikon duke çuar në lëvizje të parregullta të zorrëve, duke përfshirë kapsllëkun.

Injorimi i rregullt i dëshirës për të bërë jashtëqitje mund të çojë në jashtëqitje të ngurtësuara dhe kapsllëk.

Shumë fibra pa yndyrë të mjaftueshme shkaktojnë kapsllëk.

Çekuilibëri në bakteret e zorrëve mund të ndikojë në tretjen dhe qëndrueshmërinë e jashtëqitjes.

Disa medikamente tek të rriturit si opioidet, ilaqet kundër depresionit, antacidet që përmbajnë alumin ose kalcium, suplementet e hekurit dhe disa antihipertensiv, mund të shkaktojnë kapsllëk si efekt anësor.

Gjendjet shëndetësore të tilla si sindroma e zorrës së irrituar, hipotiroidizmi, diabeti, çrregullimet neurologjike (p.sh., sëmundja e Parkinsonit, skleroza e shumëfishtë) dhe inflamacionet e zorrëve mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë kapsllëkun.

Luhatjet hormonale, veçanërisht tek femrat, ndikojnë në lëvizjet e zorrëve. Për shembull, gjatë shtatzënisë ose cikleve menstruale, ndryshimet hormonale ngadalësojnë procesin e tretjes.

Përdorimi i laksativëve

Nqs mendoni se keni marrë mjaftueshëm fruta dhe perime por nuk keni marrë lëngje dhe uj mjaftueshëm dehidrimi shkakton kapsllëk.

Këshillimi tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ju ndihmon në krijimin e një plani individual ushqimor të përshtatshëm për nevojat specifike individuale tek gjendjet e ndryshme.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net