Blog

LARGOJ NJËHERË E PËRGJITHMON PROBLEMET GASTROINTESTINALE ME ANË TË USHQIMIT

Përkujdesja ndaj sëmundjeve traktit gastrointestinal bazohet në intervenim e proceseve të zakonshme të tretjes, përthithjes, dhe metabolizmit që shkakton sëmundja.

Problemet në traktin e sipërm gastrointestinal lidhen me gjendjet që ndikojnë në përtypjen, gëlltitjen ose transportimin e ushqimit në lukth.

Këto përfshijnë: shtrëngimin e muskujve, refluksi gastro-ezofageal, inflamacioni i ezofagut – ezofagiti, hernia hiatale.

Për ulcerën peptike trajtimi i të ushqyerit është individual, me qëllim korrigjimin e kequshqyerjes dhe mbështetjen e shërimit.

Problemet e traktit gastrointestinal të poshtëm përfshijnë çrregullime funksionale si absorbimi i dobët dhe diarea.

Sëmundjet kronike të sistemit gastrointestinal kërkojnë mbështetje të personalizuar të ushqimit.

Sëmundjet inflamatore të zorrëve përfshijnë dëmtime të përhapura të indeve dhe mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale dhe mbështetje të përsonalizuar ushqimore.

Problemet e zorrës trash kërkojnë një qasje ndryshe.

Trajtimi i të ushqyerit është specifik për çdo diagnoz dhe kërkon të punohet me një qasje të personalizuar të ushqimit bazuar në nivelin e sëmundjes me ndihmën e një Specialisti të ushqyerit ose Dietologu klinik.

Si mund t’ju ndihmojmë t’i menaxhoni Problemet gastrointestinale?

Fillimisht kryejmë një vlerësim të përgjithshëm për ti identifikuar faktorët që kan kontribuar në shkaktimin e problemeve gastrointestinale për të arritur tek diagnostifikimi nutricional.

Nga kjo zhvillohet një program ushqimorë i përsonalizuar për problemet gastrointestinale në bazë të gjendjes bazuar në simptomat dhe nivelin e sëmundjes.

Ju mirëpresim!

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net