NEVOJAT PËR KARBOHIDRATE TEK FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT
Karbohidratet janë burimi më i rëndësishëm i energjisë për fëmijët.
Është e rëndësishme jo vetëm sasia, por edhe cilësia e karbohidrateve.
Burime të mira karbohidratesh janë: drithrat e plota, buka integrale, perimet, dhe frutat, ndërsa sheqernat e rafinuar duhen kufizuar.
Sheqernat e shtuara e bëjnë ushqimin më të shijshëm, por ato shtojnë kalori pa ofruar ndonjë vlerë ushqyese.
Shumë ushqime përpunohen me sheqerna të fshehura, duke përfshirë lëngjet e frutave apo ëmbëlsirat me sheqerna natyrale, të cilat shpesh reklamohen si:
“NATYRALE – BIO” pa sheqerna të shtuara, por sasia totale e sheqerit mbetet e lartë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për fëmijët dhe të rriturit, rekomandohet që më pak se 10% e marrjes ditore të energjisë të vijë nga sheqernat e shtuara, madje idealja është të reduktohet në 5%.
Fatkeqësisht, shumë fëmijë marrin më shumë se 14 deri 20% të energjisë ditore nga sheqernat, duke rritur rrezikun për obezitet dhe probleme të tjera shëndetësore.
Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë edukim dhe këshilla profesionale për një ushqyerje të balancuar për çdo moshë, tek fëmijët, dhe adoleshentët.
Më pak sheqerna të shtuara = më shumë shëndet për fëmijët tuaj.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net