Blog

NEVOJAT PËR YNDYRNA TEK FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT

Yndyrnat janë një burim i rëndësishëm energjie, acidet yndyrore, si DHA dhe EPA, janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe retinës së fetusit gjatë periudhës prenatale.

Yndyrnat esenciale kur mirren gjatë ushqimit të balancuar gjatë shtatëzënis ndihmojnë në ndërtimin e strukturave të rëndësishme në trupin e foshnjës dhe ruhen për përdorim pas lindjes.

Yndyrnat kanë një efekt në një ndjenjë të zgjatur të ngopjes, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët nga 1 deri në 18 vjeq, lukthi i të cilëve është dukshëm më i vogël se ai i të rriturve.

Gjithashtu yndyrnat janë të nevojshme për përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrna dhe disa lloje fitokimikatesh.

Burimet e yndyrës në ushqim gjinden në ushqimet me origjinë shtazore dhe bimore.

Yndyrnat e ngopura vijnë kryesisht nga ushqimet me origjinë shtazore, si qumështi, kremi, gjalpi dhe mishi i kuq etj.

Burimet më të rëndësishme të acideve yndyrore të pangopura janë vajrat bimore dhe vaji i peshkut.

Yndyrnat trans përfaqësohen nga margarina dhe përhapje të ngjashme (në varësi të teknologjisë së përdorur të prodhimit), produkte buke, produkte të skuqura të gatshme dhe gjysëm të gatshme, ëmbëlsira, biskota, kollaqe, petë, produkte të ndryshme ushqimore etj.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë edukim dhe këshilla profesionale për një ushqyerje të balancuar për çdo moshë, tek fëmijët, dhe adoleshentët.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net