Blog

PASOJAT E KEQUSHQYERJES PARA DHE GJATË SHTATZËNISË

Egzistojnë një grup faktorësh rreziku të paraqitjes së sëmundjeve si pasoj e kequshqyerjes së nënës para dhe gjatë shtatzënisë dhe dobësinë e saj pas lindjes gjatë gjidhënjës duke ndikuar që fëmiu të përcillet me një imunitet të dobët, sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe sindromën metabolike në moshë të rritur dhe në pleqëri si rezultat i peshës ulët të lindjes së fëmijës.

Pasojat e kequshqyerjes para lindjes dhe në moshën më të hershme mund të shënojnë përgjithmonë rrjedhën e mëtejshme të jetës tek nëna por edhe tek fëmiu.

Shëndeti i nënës dhe fëmijës është i lidhur ngusht duke ndikuar në sëmundjet kronike jo të transmetueshme, duke u percjellur me faktorët e rrezikut veçanërisht kequshqyerja prenatale dhe pesha e ulët në lindje e femiut krijojnë kushte për obezitet, hipertension, sëmundje të zemrës dhe diabetin më vonë në jetë.

Kushtet gjatë shtatzënisë, të tilla si: kequshqyerja, ndërpesha obeziteti i nënës dhe diabeti gestacional, mbartin gjithashtu një rrezik të ngjashëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën e saj.

Programi ushqimor para planifikimit dhe gjatë shtatëzanisë është një plan ushqimor i përshtatur për të parandaluar faktorët e rrezikut tek nëna dhe tek fëmiu gjatë periudhës së shtatzanisë.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET, ju ofrojmë një përvojë të specializuar për Programin Ushqimor për periudhën e planifikimit të shtatzënis, gjatë dhe pas lindjes.

Ju ofrojmë udhëzime të detajuara për praktikat e shëndetshme të ushqimit, këshilla për një regjim të ekuilibruar ushqimor, dhe strategji për të bërë zgjedhje të informuara ushqimore që kanë një ndikim pozitiv në shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net