PROGRAMI USHQIMOR PARA DHE PAS OPERACIONIT BARIATRIK
Kirurgjia bariatrike mbart rreziqe nëse ushqyerja nuk është e rregulluar siç duhet. Këto rreziqe përfshijnë kequshqyerjen, mangësitë e vitaminave, aneminë, osteoporozën, çrregullimet neurologjike dhe komplikime tjera.
Faktorët që kontribuojnë në mangësitë ushqyese pas operacionit bariatrik përfshijnë marrjen e reduktuar të ushqimit, keqpërthithjen, mangësitë para operacionit, intolerancën ushqimore pas operacionit, ndryshimet në shije dhe modelet e të ngrënit dhe mosrespektimin e rekomandimeve dietike dhe suplementeve.
Rekomandohet fuqimisht një kontroll ushqimor si para ashtu edhe pas operacionit për të parandaluar dhe menaxhuar këto komplikime.
Ndjekja e Programit ushqimor me udhëzime profesional para dhe pas operacionit bariatrik është thelbësore për rezultatet optimale të shëndetit dhe humbjen e peshës.
Kirurgjia bariatrike ndryshojnë ndjeshëm sistemin tretës, duke çuar në ndryshime në zakonet e të ngrënit, përthithjen e lëndëve ushqyese dhe shëndetin e përgjithshëm.
Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET sigurojmë që pacientët të marrin këshilla të sakta dhe të sigurta të përshtatura për nevojat dhe rrethanat e tyre individuale në bazë të gjendjes duke përfshirë zakonet e të ngrënit në fazën e kirurgjisë bariatrike, për të ruajtur peshën, parandalimi i mangësive të ushqyerjes dhe menaxhimi i efekteve anësore të mundshme si sindroma e dumpingut dhe keqpërthithja e lëndëve ushqyese.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net