Demenca është një sindromë klinike e shkaktuar nga sëmundja e trurit, zakonisht bëhet kronike dhe përkeqësohet, meqërast shkakton dëmtime në funksionet më të larta kortikale.
Dëmtimet shoqërohen me kontroll të vështirë të emocioneve, sjelljes sociale dhe motivimit.
Rënia e funksionimit intelektual dhe ndikimi në aktivitetet e përditshme si higjiena personale, ushqimi dhe veshja ndikojnë thellë në cilësinë e jetës.
Ky realitet prek jo vetëm pacientët, por gjithashtu familjarët e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi.
Demenca ul ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit dhe përfundimisht çon në paaftësi të rëndë dhe vdekje.
Ushqimi ka efekt pozitiv në tru së bashku me vitamina dhe minerale të caktuara dhe disa bimë të dëshmuara klinikisht, për shëndetin truror dhe janë thelbësore për parandalimin e demencës.
Trajtimi i të ushqyerit është specifik për çdo diagnose dhe kërkon të punohet me një qasje të personalizuar të ushqimit bazuar në nivelin e sëmundjes.
Fillimisht kryejmë një vlerësim të përgjithshëm për të arritur tek diagnostifikimi nutricional.
Nga kjo zhvillohet një program ushqimorë i përsonalizuar bazuar në gjendjen dhe simptomat individuale.
Në Qendrën Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi ju mund të gjeni Specialistën Dr. Laura Binxhija Qeska, e specializuar për trajtimet e çdo problemi shëndetësorë që ndërlidhet me të ushqyerit.
Caktoni terminin tuaj në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net