PROGRAMI USHQIMOR PËR REDUKTIMIN E SHTRESIMIT TË YNDYRËS RRETH BELIT

Yndyra viscerale ndryshe shtresimi i dhjamit në zonën e belit, e cila grumbullohet rreth organeve të brendshme në zgavrën e barkut, paraqet rreziqe të konsiderueshme për shëndetin.

Ndryshe nga yndyra nënlëkurore, e cila ndodhet nën lëkurë, yndyra viscerale është metabolikisht aktive, duke çliruar hormone dhe shënues inflamatorë që kontribuojnë në çështje të ndryshme shëndetësore.

Rreziqet kryesore për shëndetin nga shtresimi i dhjamit në zonën e belit janë:

Sëmundjet kardiovaskulare:

Yndyra viscerale është e lidhur fort me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare. Kontribuon në formimin e depozitave yndyrore në arterie dhe lidhet me presionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit dhe rezistencën ndaj insulinës – të gjithë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Sindroma metabolike:

Presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyra e tepërt e trupit rreth belit dhe nivelet jonormale të kolesterolit lindin për shkak të yndyrës së tepërt të organeve të brendshme. Sindroma metabolike rrit ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2, goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti i tipit 2:

Yndyra viscerale kontribuon në rezistencën ndaj insulinës, ku qelizat e trupit nuk i përgjigjen në mënyrë efektive insulinës. Kjo gjendje është një pararendëse e diabetit të tipit 2 dhe është veçanërisht e rrezikshme sepse mund të kalojë pa u vënë re për vite me rradhë.

Inflamacioni kronik:

Yndyra viscerale sekreton citokina inflamatore, duke çuar në inflamacion kronik dhe sëmundje të ndryshme kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri.

Për ta arritur qëllimin e humbjes dhjamit rreth belit kërkimi i udhëzimeve nga profesionisti ju ndihmonë në sigurimin e një qasjeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithshme trupore, Program Ushqimor individual për ta përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net