Blog

PROGRAMI USHQIMOR PËR TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE TË LUKTHIT

Simptomat si: dhimbje lukthi, fryrje, ndjesi të ngopjes dhe siklet që mund të përkeqësohet midis vakteve ose gjatë natës janë simptomat e ulçerës në lukth.

Për të sëmurët që vuajnë nga ulçera e lukthit, e duodenit dhe gastritet për shërimin nevoitet të mirret protokoli ushqimor në bazë të gjendjes individuale për shërimin e suksesshëm.

Ulçera e stomakut dhe duodenit mund të ndodhë si rezultat i një sërë shkaqesh:

– Infektimi me Helicobacter pylori.

– Përdorimi i zgjatur i medikamenteve anti-inflamatore jo-steroide, si ibuprofeni dhe aspirina.

– Sekretim i lartë i acidit në lukth, i cili mund të shkaktohet nga ushqime specifike dhe ushqimet pikante, stresi dhe faktorë të stilit të jetesës.

– Pirja e duhanit dhe e alkoholit.

Nëse nuk trajtohet, ulçera e lukthit mund të çojë në komplikime të tilla si gjakderdhja e brendshme, inflamim i murit të lukthit, pengimi i traktit tretës dhe një rrezik i shtuar i kancerit të lukthit.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, rekomandime profesionale dhe terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore përfshirë protokolin ushqimor gjatë infeksionit me Helikobakter Pylori dhe gjendjet tjera si: Gastritet – inflamacioni i mukozës së lukthit – ulçera të lukthit dhe zorrës së hollë.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net