Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK ADOLESHENCA

Fëmijët kalojnë nëpër faza të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit dhe për secilën periudhë nevojat e tyre ushqimore ndryshojnë.

Nga mosha 1 deri në 18 vjeç, një fëmijë përballet me ndryshime të mëdha fizike dhe zhvillimore.

Duke marre parasysh se ndër pesha dhe obeziteti tek fëmijët është në rritje.

Problemet kryesore janë:

– Ushqimi i pashëndetshëm (ushqim i shpejtë, pijet energjike dhe të gazuara).

– Mungesa e aktivitetit fizik.

Prindërit dhe shoqëria kanë një rol të rëndësishëm në edukimin për zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm.

Kopshtet dhe shkollat mund të ndihmojnë duke ofruar ushqime të shëndetshme dhe duke i edukuar fëmijët që nga mosha e vogël.

Duke monitoruar zhvillimin dhe duke zgjedhur ushqime të shëndetshme, mund të parandalojmë problemet si obeziteti dhe vonesa në rritje dhe zhvillim.

Një nga arsyet kryesore për këtë është shpërndarja e pabarabartë e ushqimit dhe vakteve dhe mos marrja e makro dhe mikronutrientëve në bazë të Indeksit të masës trupore tek fëmijët.

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar ndihmon në zhvillimin e duhur të fëmijëve dhe parandalon obezitetin dhe problemet e tjera shëndetësore duke ndikuar direkt në rritje dhe zhvillim.

Specialistja e Nutricionit Dr. Laura Binxhija Qeska ju sugjeron porcione të përshtatshme për secilën moshë, ju ndihmon në përshtatjen, menaxhimin e peshës, në kontrollin e sasive ushqimore si dhe për parandalimin e mangësive ushqyese për shëndetin afatgjatë me ushqimet bazuar në nevojat dhe preferencat individuale dietike.

Le të kujdesemi për një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët tanë!

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net