PROGRAMI USHQIMOR TEK ARTERIOSKLEROZA
Kalcifikimi i arterieve – Arterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut e cila karakterizohet nga grumbullimi i yndyrnave, kolesterolit dhe materialeve të tjera brenda mureve arteriale.
Ky grumbullim mund të pengojë rrjedhjen e gjakut dhe të rezultojë në pasoja të rrezikshme.
Derisa të shfaqet një bllokim i madh deri tek sulmi, procedura është shpesh e ngadaltë dhe mund të mos shkaktojë asnjë simptomë.
Një histori familjare e sëmundjeve të zemrës, diabeti, pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë janë faktorë rreziku.
Nqs keni këto simptoma bëjeni një kontroll mjekësorë para se të jetë vonë.
-Dhimbje gjoksi,
– Dhimbje në këmbë ose në krahë,
– Frymëmarrje e shkurtër – mosngopje me ajër.
Për të mbajtur nën kontroll nivelet e yndyrës, kolesterolit dhe të promovoni shëndetin e zemrës tuaj, strategjitë e trajtimit dhe menaxhimit përfshijnë rregullimin e dietës dhe mbikqyrjen mjekësore.
Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, rekomandime profesionale dhe terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore përfshirë protokolin ushqimor në prevenimin e Arteriosklerozës, presionit të lartë të gjakut dhe stabilizimit të yndyrave të rritura në gjak.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net