Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK ARTRITI REUMATOID

Sëmundja inflamatore Artriti rheumatoid e njohur si rreuma në popull, është një sëmundje kronike që shkakton inflamacion në të gjithë trupin dhe zakonisht shfaqet me dhimbje në kyçe dhe inflamacion.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme përfshijnë ënjtjen e kyçeve, nxehtësinë, ngurtësimin dhe parehati. Artriti Rheumatoid mund ta bëjë të vështirë ecjen dhe kryerjen e detyrave të përditshme.

Megjithëse Artriti rheumatoid ka një predispozitë gjenetike, kërkimi mbi gjendjen po fokusohet më shumë në shkaqet jo të trashëguara të shfaqjes.

Vlen të përmendet fakti që sëmundja zakonisht shfaqet në moshën e mesme dhe që në thelb është një gjendje përcjellëse gjatë tërë jetës.

Prandaj, është shpresëdhënëse që një sërë faktorësh që ndikojnë në sëmundjen, rrjedhën e saj dhe intensitetin e saj po gjenden çdo ditë dhe se artriti reumatoid mund të kontrollohet në mënyrë efektive me ndryshimin e kujdesshëm të stilit të jetesës.

Ushqimi është demonstruar se ka aftësinë për të ndryshuar mjaftë gjendjen tek individët e prekur.

Disa përbërës të ushqimit, si yndyrnat që gjenden në vajin e peshkut të ujrave të ftohtë (salmoni, merluci), mund të kontrollojnë dhe ndikojnë në aktivitetin e favorshëm të përbërjeve që ngjajnë me hormonet e quajtura eikosanoide. Ata kanë potencialin për të menaxhuar dhimbjen, inflamacionin dhe simptoma të tjera të lidhura me artritin reumatoid.

Gjithnjë e më shumë po i kushtohet vëmendje faktit që konsumimi i ushqimeve të pasura me disa aminoacide esenciale dhe proteina të veçanta mund të ndryshojë rrjedhën e sëmundjes duke e përkeqësuar atë. Proteinat kanë aftësinë për të nisur një reaksion imunologjik, i cili mund të çojë drejtpërdrejt në ndryshime inflamatore në nyje.

Bazuar në të dhënat e fundit shkencore gjendja e disa individëve mund të përkeqësohet për shkak të disa ushqimeve të kombinuara me gluten, një proteinë që gjendet në drithëra.

Ushqimet e pasura me qumësht dhe produkte qumështi, si djathi, përkeqësoi gjendjen në disa pacientë. Të tjerë përjetuan një rikthim të sëmundjes së tyre pasi konsumuan produkte shtazore, përfshirë mishin. Gjithashtu përgjigjet alergjike artritike mund të shkaktohen nga konservuesit që gjenden në produktet gjysmë të përhershme të mishit. Prandaj, njerëzit që janë të prirur ndaj artritit reumatoid këshillohen të shmangin konsumimin e artikujve të tillë dhe në vend të tyre të konsumojnë proteina bimore, me përjashtim të glutenit, i cili është një proteinë që rrjedh nga gruri, elbi dhe thekra.

Përparimi i sëmundjes ndikohet pozitivisht nga ushqimet me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të pangopura omega-3, ushqime të pasura me jod si dhe ushqime që stimulojnë mëlçinë dhe kanë një ndikim detoksifikues të gjakut.

Çdo individ është unik prandaj duhet hetuar ushqimet që janë të dobishme për shërimin nga kjo sëmundje.

Gjatë fazës akute të gjendjes, këshillohet agjërimi afatshkurtër për të pakësuar simptomat, përcjellja duhet të bëhet duke ndjekur një regjim agjërimi shoqëruar me një dietë të kufizuar në ushqime që janë të favorshme për artritin reumatoid, meqërastë pacientët kanë një përmirësim të shpejtë të simptomave të tyre, vërehet largimi i dhimbjes dhe ngurtësis në nyje që ulen brenda pak ditësh.

​Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për trajtimin e Artritit Reumatoid me anë të Programit Ushqimorë dhe rekomandimeve të përsonalizuara.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111