Çrregullimet në ushqyerje përshkruhen si një varg problemesh të ndërlidhura me imazhin e ushqimit dhe trupit.
Çrregullimet e ushqyerjes shfaqen kur këto probleme bëhën ekstreme, ndikojnë në aktivitete normale dhe në cilësinë e jetës së individit.
Këto çrregullime konsiderohen të jenë çrregullime psikologjike.
Nëse nuk trajtohen çrregullimet e ushqyerjes mund të bëhen brengë serioze psikologjike, mjekësore dhe nutricionale.
Sjelljet e çrregullta të ushqyerjes mund të rezultojnë me mënyre jo të shëndetshme të jetesës, ku mungojnë materjet ushqyese esenciale për shëndet, rritje dhe zhvillim.
Kjo bëhet posaqërisht brengosëse tek fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Për më shumë, çrregullimet e ushqyerjes mund të shkaktojnë anomali serioze të zemrës, kequshqyerje, peshë të ulët trupore të rrezikshme, deri edhe tek vdekja.
Ushqyerja është një nga faktorët më të rëndësishëm të stilit të jetesës që ndikon në rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të caktuara dhe ka një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme.
Tek këto raste trajtimi është shumë kompleks dhe përfshin një Specialist Nutricioni, një Psikolog dhe një Psikiatër. Zakonet e të ushqyerit nuk janë të lehta për t’u ndryshuar, kërkojnë kohë, por me ndihmën e profesionistëve shërimi është i mundur.
Na vizitoni tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për të marrë edukimin e duhur për zakonet e shëndetshme të të ngrënit, udhëzimet për ushqimin e ekuilibruar, të bëni zgjedhje të informuara që kan një rol kyç tek Çrregullimet e ushqyerjes për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Caktoni terminin tuaj në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net