PROGRAMI USHQIMOR TEK HELIKOBAKTER PYLORI
Helikobakter Pylori gjindet në mukozën e lukthit të njeriut. Përveç mukozës gastrike është identifikuar edhe në lezionet e mukozës orale të njeriut, pllakë dentare, gojë dhe pështymë.
Kohët e fundit përpos të rriturve ka mjaftë raste me infeksion nga ky bakter dhe tek fëmijët.
Shumica e fëmijëve që kanë infeksion me Helikobakter Pylori është rezultat i ndarjes së shtratit me prindërit e tyre ose me fëmijët tjerë.
Bartja mund të bëhët dhe (anus – gojë), bakteret nga jashtëqitja e një personi të sëmurë që hyjnë përmes duarve të papastra. Bartja e infeksionit kur goja e një personi të shëndetshëm bie në kontakt me përmbajtjen e vjellur nga lukthi i një personi të infektuar. Infektimi nga goja ne gojë, përhapja e mikroorganizmave nga goja e një individi të infektuar në atë të një individi të shëndetshëm.
Një infeksion me Helikobakter Pylori i patrajtuar – shëruar zakonisht zgjat një jetë për individin e infektuar.
Gjithashtu mundë të përsëritet dhe nqs nuk trajtohet me anë të protokolit mjekësorë, zakonishtë përcillet me infeksionet e mëposhtme:
Gastriti, ose inflamacioni i mukozës së lukthit, përcjell rreth 90-100% të pacientëve si pasoj e Helikobakter Pylorit.
Shumica e pacientëve kanë ulçerë të lukthit ose duodenale. Gjithashtu Helicobakter Pylori është një nga shkaqet e kancerit të lukthit.
Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, rekomandime profesionale dhe terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore përfshirë protokolin ushqimorë gjatë infeksionit me Helikobakter Pylori dhe gjendjet tjera si: Gastriti – inflamacioni i mukozës së lukthit dhe ulçera të lukthit.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net