Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK HIPERTIROIDIZMI

Hipertiroidizmi është një gjendje ku gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone tiroide se sa është e nevojshme, meqërast dergon në një rritje të shpejtë të metabolizmit të trupit.

Faktorët kryesorë që shkaktojnë hipertiroidizëm përfshijnë:

• Një çrregullim autoimun që është shkaku më i zakonshëm,

• Nyjet tepër aktive brenda tiroides,

• Tiroiditi: Inflamacion i gjëndrës tiroide,

• Teprica e jodit: Marrja e lartë e jodit mund të mbistimulojë tiroiden,

• Ilaçet: Disa medikamente mund të shkaktojnë mbiprodhim të hormoneve tiroide.

Gratë janë më të prekura nga hipertiroidizmi se sa meshkujt. Gratë kanë 5 deri 10 herë më shumë gjasa të zhvillojnë hipertiroidizëm, veçanërisht për shkak të shkaqeve autoimune.

Simptomat përfshijnë:

• Tiroide e zmadhuar,

• Sytë e fryrë,

• Skuqje në pjesën e poshtme të këmbëve,

• Rrahje të shpejta të zemrës,

• Humbje peshe,

• Lodhje,

• Ankth,

• Diare.

Ushqimi dhe aktiviteti fizik luajn një rol të rëndësishëm në menaxhimin e simptomave të hipertiroidizmit dhe në mbështetje të shëndetit të përgjithshëm.

Zgjedhja e ushqimeve që ndihmojnë në mbajtjen e energjisë dhe përmirësimin e simptomave, ndërsa shmangia e ushqimeve që përkeqësojnë simptomat, është thelbësore për të menaxhuar këtë gjendje.

Këshillimi tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET është shumë i dobishëm për të krijuar një plan të përshtatshëm ushqimor për trajtimin e Hipertiroidizmit.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net