Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK INTOLERANCA USHQIMORE

Intoleranca ndaj ushqimit përfshinë paaftësinë për tu tretur ushqimi, por nuk e përfshinë sistemin imunitar.

Simptomat e zakonshme janë të ndërlidhura me traktin gastrointestinal dhe përfshijnë fryrje, shprehi jo të zakonshme të zorrëve, kapsllëk, diare, përzierje dhe dhimbje të stomakut.

Tek disa njerëz shfaqen edhe simptoma tjera si kokëdhimbja, kruarje, problem me frymëmarrje ose sekrecion nga hunda.

Këto simptoma nuk përfshijnë sistemin imunitar dhe zakonisht nuk janë të rrezikshmë për jetë.

Simptomat ndryshojnë dhe mund të paraqiten menjëherë, disa orë, disa ditë pas konsumimit të ushqimeve të caktuara.

Intolerancat më të zakonshme ndaj ushqimit përfshijnë:

Intoleranca ndaj Laktozës

Laktoza zakonisht gjendet në qumësht dhe në produkte të qumështit. Intoleranca ndaj laktozës shkaktohet nga mungesa e enzimës laktazë e nevojshme për ta tretur laktozën.

Intoleranca në Fruktoz

Zorra e hollë ka vështirësi në absorbimin e fruktozës dhe si rezultat fruktoza lëviz në zorrën e trashë e paabsorbuar.

Fruktoza gjindet në fruta, perime të ndryshme, grurë dhe mjaltë.

Intoleranca tek Oligosakaridet, Disakaridet, Monosakaridet dhe Poliolet e fermentueshme nga të cilat shumë njerëz vuajnë nga mungesa e absorbimit të këtyre karbohidrateve.

Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET dhe largoj njëherë e përgjithmon problemet nga intoleranca ushqimore me anë të ushqimit dhe edukimit.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net