PROGRAMI USHQIMOR TEK SËMUNDJET AUTOIMUNE

Sëmundjet autoimune janë gjendje në të cilat sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat, indet dhe organet e trupit.

Normalisht, sistemi imunitar mbrohet kundër patogjenëve si bakteret dhe viruset, por në sëmundjet autoimune, ai nuk arrin të bëjë dallimin midis pushtuesve të huaj dhe indeve të shëndetshme.

Kombinimi i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë kontribuojnë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet autoimune përfshijnë një disrregullim të tolerancës imune, ku sistemi imunitar prodhon autoantitrupa dhe qeliza T autoreaktive që synojnë organe specifike (shembull tiroiden në tiroiditin Hashimoto) ose sisteme të shumta (shembull, lupusin eritematoz sistemik).

Kjo gjendje çon në inflamacion kronik, dëmtim të indeve dhe ndërprerje të funksionit normal të organeve.

Disa nga sëmundjet autoimune më të zakonshme përfshijnë:

– Artriti Reumatoid,

– Lupus,

– Sëmundja e Crohn-it dhe Koliti Ulçeroz,

– Sëmundja e Hashimoto-s,

– Skloroza e Shumëfishtë,

– Diabeti Tip 1.

Programi ushqimor i përsonalizuar luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme dhe menaxhimin e sëmundjeve autoimune.

Këshillimi në Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ju ndihmon në krijimin e një plani individual ushqimor të përshtatshëm për nevojat specifike të individit me sëmundje autoimune.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net