Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK SËMUNDJET E GJËNDRËS TIROIDE

Gjëndra tiroide gjendet në regjionin e qafës. Kjo gjëndër është kryesisht përgjegjëse për kontrollin e metabolizmit të trupit tonë duke prodhuar hormone që përmbajnë jod.

Jodi është thelbësor për funksionimin e duhur të kësaj gjëndrre dhe një mungesë në jod rezulton me shpejtësi në zhvillimin e një prej çrregullimeve më të përhapura që është hipertrofia e gjëndrës tiroide.

HIPOTIROIDIZMI
Vlen të përmendet fakti se në vendet në zhvillim, struma është shumë shpesh rezultat i një sëmundjeje autoimune që redukton funksionin e tiroides, duke çuar në Hipotiroidizëm.

Funksioni i zvogëluar i tiroides, ose hipotiroidizmi, bën që metabolizmi i trupit të ngadalësohet. Sëmundja përparonngadalë. Zgjerimi i gjëndrës tiroide dhe struma (që nuk ndodh gjithmonë sepse gjëndra tiroide mund të fryhet vetëm nga njëra anë) mund të shkaktojë lëkurë dhe flokë të thatë, lodhje, harresë, shtim në peshë, intolerancë ndaj të ftohtit dhe kapsllëk.

Reduktimi i prodhimit të hormoneve ndodh nëse shkaku është autoimun, në këtë rast trupi sulmon indin e tij tiroide me antitrupa. Megjithëse hipotiroidizmi mund të godasë këdo në çdo moshë, ai është shumë më i përhapur tek të moshuarit.
Mund të pengojë rritjen dhe shfaqjen e tipareve dytësore seksuale nëse shfaqet në adoleshencë; nëse shfaqet në fëmijërinë e hershme, zakonisht nuk ndikon në zhvillimin normal të trurit.

Për shkak të metabolizmit të tyre më të ngadalësuar shtimi i peshës fillon të bëhet një çështje shqetësuese.

HIPERTIROIDIZMI
Rritja e aktivitetit të tiroides, ose hipertiroidizmi, ndikon që trupi të prodhojë më shumë hormone që janë aktive, gjë që nga ana tjetër shkakton rrahjen më të shpejtë të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, humbje peshe, rritje të oreksit, djersitje, intolerancë ndaj nxehtësisë dhe fryrje të syve.

Tek femrat, gjendja e njohur si hiperaktiviteti i tiroides është shumë më e zakonshme se tek mashkujt, dhe gjithashtu ka një origjinë të trashëguar.

Për shkak të metabolizmit të tyre më të shpejtë humbja e peshës fillon të bëhet një çështje shqetësuese.

Çdo ushqim ka cilësi unike, që nënkupton se disa ushqime mund të ndihmojnë ose pengojnë përparimin e sëmundjeve si dhe çrregullimeve specifike.

Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për trajtimin e sëmundjeve të Tiroides siq është Hipotiroidizmi, Hipertiroidizmi dhe Hashimoto me anë të Programit Ushqimorë të përsonalizuar.