Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK SËMUNDJET KRONIKE PULMONARE TË FRYMËMARRJES

Programi ushqimor luan një rol vendimtar në zhvillimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, duke përfshirë lëndë ushqyese specifike, ushqimi ndihmon mjaftë në lehtësimin e simptomave si humbja e muskujve dhe humbja e peshës tek pacientët me sëmundje kronike pulmonare të frymëmarrjes.

Gjithashtu mbajtja e një peshe të shëndetshme, gjumi cilësor, reduktimi i stresit, aktiviteti fizik dhe ndjekja e një diete të ekuilibruar janë thelbësore për menaxhimin e sëmundjeve të frymëmarrjes.

Opsionet tjera të trajtimit përfshijnë dhe përdorimin e bronkodilatorëve për të hapur rrugët e frymëmarrjes, vaksinat për gripin dhe pneumoninë dhe rehabilitimin pulmonar.

Këto ndërhyrje mund të ndihmojnë në kontrollin e simptomave, të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes dhe përmirësojnë cilësinë e jetës për individët me sëmundje kronike të frymëmarrjes.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, Rekomandime profesionale dhe Terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore përfshirë dhe sëmundjet kronike pulmonare të frymëmarrjes.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net