PROGRAMI USHQIMOR TEK SINDROMA E LODHJES KRONIKE
Sindroma e lodhjes kronike është një gjendje që karakterizohet nga lodhja e rëndë dhe e vazhdueshme, që nuk përmirësohet me pushim dhe që mund të përkeqësohet nga aktiviteti fizik ose mendor.
Simptomat përfshijnë:
• Lodhje e pashpjegueshme që nuk është rezultat i përpjekjeve, nuk zgjidhet me pushimin në shtrat dhe është mjaft e rëndë për të reduktuar nivelet e mbajtura më parë të aktivitetit ditor.
Kohëzgjatja për të paktën gjashtë muaj:
• Dhimbje koke të pashpjegueshme,
• Kujtesë afatshkurtër ose dëmtim i përqendrimit,
• Dhimbje muskulore,
• Dhimbje / skuqje / ënjtje në nyje të shumta,
• Gjumë i parehatshëm,
• Dhimbje pas ushtrimit që zgjat më shumë se 24 – orë,
• Dhimbje fyti,
• Nyje limfatike të ndjeshme në qafë ose sqetullat.
Ushqimi ka një ndikim të rëndësishëm në menaxhimin e sindromës së lodhjes kronike.
Programi ushqimor i përsonalizuar ndihmon në reduktimin e inflamacionit, mbështet shëndetin e zorrëve dhe ndikon në stabilizimin e energjisë, gjithashtu është e rëndësishme shmangia e ushqimeve që përkeqësojnë simptomat, për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të lodhjes kronike.
Këshillimi tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET është gjithashtu i dobishëm për të krijuar një plan të përshtatshëm ushqimor individual.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net