Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK SKLEROZA E SHUMËFISHTË

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje autoimune e sistemit nervor qendror që ndikon në trurin dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar dëmtim të myelinës, shtresës mbrojtëse të nervave.

Simptomat përfshijnë:

• Humbje muskulore.

• Dobësi dhe lodhje.

• Disfagi (vështirësi dhe pamundësi për të gëlltitur ushqimet).

• Lëvizje spaztike.

• Humbja e ekuilibrit.

• Dridhjet.

• Ndjenja shpimi gjilpërash dhe mpirje.

• Ndjeshmëri ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit

• Humbje e ndjeshmërisë dhe ndjesitë e goditjes elektrike.

• Humbje e muskulaturës dhe të folurit.

• Pamje e paqartë ose e dyfishtë.

• Dhimbje në sy.

• Verbëri.

• Urgjenca urinare.

• Mosfunksionim, hezitim ose mosmbajtje e urinës.

• Mosfunksionim kognitiv siç janë problemet e kujtesës afatshkurtër ose afatgjatë).

• Depresion.

• Mund të çojë në paaftësi të plotë, invaliditet.

Proframi ushqimorë në bazë të gjendjes mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në menaxhimin e simptomave dhe në mbështetje të shëndetit të përgjithshëm për individët me skleroz të shumëfishtë.

Rekomandimet e ushqimeve që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, mbështetje të shëndetit të sistemit nervor dhe stabilizimin e energjisë dhe lodhjes, ndërsa shmangia e ushqimeve që përkeqësojnë simptomat, është thelbësore për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave tek skleroza e shumëfishtë.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual, rekomandime profesionale dhe terapi natyrale për të gjitha gjendjet shëndetësore.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net