REKOMANDIMET PЁR NJЁ SISTEM IMUNITAR TЁ FUQISHЁM

Imuniteti bie në ҁdo moshë, si dhe në rrethana të ndryshme të jetës.

Funksioni i sistemit imunitar është thelbësor jo vetëm për të shmangur infeksionet nga bota e jashtme, por edhe për të luftuar vetë proceset patologjike të trupit, sidomos parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Lajmi i mirë është se me pak përkushtim mund të luftojmë me sukses pabarazitë e përditshme në trupin tonë të shkaktuar nga metabolizmi i qelizave nëse kemi një sistem imunitar të fortë dhe të shëndetshëm.

Një sistem imunitar i dobësuar mund të rezultojë nga puna e tepërt, stresi, sëmundjet akute dhe lodhja. Ruajtja e shëndetit të mirë mund të lehtësohet duke iu përmbajtur disa udhëzimeve, duke përdorur ushqime që forcojnë imunitetin, vakte ushqimore që janë jashtëzakonisht të lehta dhe të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore të shëndetëshme, karbohidrate komplekse dhe aminoacide esenciale.

Për të rritur imunitetin, duhet të respektohen disa udhëzime themelore.

Së pari duhet të mësoni të menaxhoni stresin tuaj ose të zvogëloni efektet e tij.

Këshillohet të konsumoni vitaminë C , Zink shtesë në formën e suplementeve, gjithashtu është e dobishme të merret ekstrakti i bimës Sambacus nigra në formën e kapsulave ose çajit për dy deri kater javë në momentet kur ka një rrezik më të lartë të infeksioneve të ndryshme.

Përdorimi i ushqimeve që përmbajnë zink dhe vitamin C ose konsumimi i suplementeve me zink dhe vitamin C nxit zhvillimin dhe zgjerimin në kohë të popullatës qelizore të përgjigjes imune.

​Konsumimi i lëngjeve duhet të jetë i vazhdueshëm, trupi nuk duhet të përjetojë kurrë dehidrim.

Një shtesë prej 1,5 litrash ujë ose çajra bimor të konsumuar çdo ditë do të ndihmojë për ta siguruar një kompenzim të mirë të lëngjeve trupore.

Për të ruajtur tretjen e duhur dhe largimin e toksinave nga trupi, duhet të hani ushqime të pasura me fibra , të tilla si fruta, perime dhe drithëra.

Për të parandaluar rënien e glukozës në gjak, ushqimi duhet të ndahet në pesë vakte më të vogla gjatë gjithë ditës.

Ruajtja e një përqendrimi të qëndrueshëm të glukozës në gjak brenda intervalit normal (3,5 deri 7,5%) është në fakt një nga kërkesat për shëndetin, sepse si rritja e menjëhershme e vlerave ashtu edhe ulja e tyre shkaktojnë stres për trupin.

Aktiviteti fizik ditorë nga 60 minuta në ditë ndihmon në mbajtje të imunitetit të qëndrueshëm.

Përveç të gjitha këshillave të lartëpërmendura, të paktën shtatë orë gjumë të mirë çdo ditë është thelbësore për imunitet të mirë.

Një preparat vitaminash dhe mineralesh do të ishin një dhuratë e këndshme për veten tuaj të paktën dy herë në vit. Preparate të tilla duhen konsumuar për rreth tridhjetë ditë, koha ideale është në muajin shkurt dhe përsëri në muajin tetor, në mënyrë që të përgatitet trupi për stinën e verës dhe të dimrit.