Rreth nesh

PËR NE

Laura Diet eshtë Qender për Nutricion dhe Fitoterapi ku mund të merrni trajtime dhe këshilla profesionale nga Specialistja e fushës së Nutricionit Prof.Asst.Dr.Laura Binxhija Qeska.

Baza e saj akademike është në shkencën e të ushqyerit – Nutricion dhe të Fitoterapi.

Studimet themelore dhe Master i kreu në Universitetin e Shkencave të Natyrës, Drejtimi: Biokimik – Fiziologjik, Prishtinë -Kosovë.

Vazhdoi studimet pasuniversitare dhe u certifikua në New York – SHBA, në Universitetin e Nutricionit Integrativ ku dhe u nominua si Ambasadore e shëndetit të ushqyerjes integruese dhe Trajnere e shëndetit.

U certifikua në shkencën për Fitoterapi, Akadamia Ndërkombëtare Mjekësore për Promovim dhe Zhvillim në Beograd ku morri titullin Fitoterapeute Mjekësore.

Studimet Doktorale i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti – Bioteknologji bimore.

Studimet Specialistike në fushën e Nutricionit i kreu në Fakultetin prestigjioz, Universiteti Josip Jurja Strosmayer, Departamenti i Shkencës së Ushqimit në Osijek – Kroaci, ku dhe morri titullin Specialiste e të ushqyerit.

Ka kryer trajnime Akademike të shumta Internacionale ne fushen e Nutricionit dhe Dietologjis klinike, Mjekësi Funksjonale, Trajtimi i sëmundjeve tek të gjitha moshat me anë të ushqyerit, Shëndeti Gastrointestinal, Seksologji, Aromaterapi dhe shumë të tjera në Evrop dhe USA.

Punon dhe vepron në Prishtinë – Kosovë, në Qendrën Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi Laura Diet si dhe është Profesoresh në Universitetin për Biznes dhe Teknologji -UBT, ligjeruese në departamentin e Shkencës ushqimit dhe teknologjisë.

Është anëtare e Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen (ASN) dhe autore e shumë artikujve dhe hulumtimeve shkencore vendore dhe Internacionale.

Ka ndihmuar shumë klientë në nevojë duke i edukuar dhe këshilluar për shëndetin e tyre për arritjen e qëllimeve shëndetësore si: Obeziteti, Mbi pesha, Ndër pesha dhe trajtimit të shumë Sëmundjeve kronike me anë të ushqyerit dhe stilit të jetës që ndikojnë në shëndetin e tyre fizik, emocional, mendor dhe shpirtëror.

Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi Laura Diet është themeluar në shkurt të vitit 2015 me qëllim ofrimin e shërbimeve të fushës së Nutricionit dhe Fitoterapis për shëndet të mirë me ane të ushqyerit të shendetshem te bazuar në rekomandime profesionale shkencore në sherbim sa me të mirë ndaj klientëve. Stafi Laura Diet është i edukuar dhe i përkushtuar në punë, ata do të ju presin me buzëqeshje dhe në gatishmëri për të ju ndihmuar.

Vizitorët në Qendrën Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi janë të ndryshëm në shumë aspekte disa na vizitojnë çdo dite, disa nje herë në javë, ndërsa disa na vizitojnë ndonjëherë kur të ju vie rruga. Ndryshojnë ne moshë, në gjini, sipas profesionit por kane një të përbashkët ATA KUJDESEN PËR SHËNDETIN E TYRE DHE DUAN TE JENË VITAL DHE TË SHËNDETSHËM.

Do te kemi kënaqësinë të ju ofrojmë trajtime profesionale që të ju ndihmojmë të merrni vendimet e duhura për shëndetin tuaj.