Blog

SI NDIKON USHQIMI NË DHIMBJEN E KOKËS

Alergjitë apo ndjeshmëritë nga ushqimet e caktuara janë faktorë për shumë raste dhimbje koke tek të rriturit dhe fëmijët.

Kështu, sistemi mbrojtës i trupit mund të “shohë” një ushqim si një antigjen (substancë të huaj), duke shkaktuar ndryshime që çojnë në çrregullime vaskulare dhe dhimbje koke.

Një numër i madh i ushqimeve inflamatore shkaktojnë dhimbje koke, në varësi të ndjeshmërisë individuale, meqërast ushqimi mund të ketë një efekt indirekt në dhimbje dhe inflamacion, duke vepruar përmes një sistemi kompleks të prostaglandinave.

Pasi që dhimbjet e kokës lidhen me ndryshimet e gjakut, në disa raste, ushqimi stimulon ngushtimin e enëve të gjakut, duke çrregulluar rrjedhën e gjakut dhe duke krijuar simptoma kalimtare neurologjike, si çrregullime të shikimit.

Në raste të tjera, enët e gjakut jashtë trurit zgjerohen, duke shkaktuar dhimbje koke.

Shumë ushqime të zakonshme përmbajnë kimikate, veçanërisht tiramina dhe nitrite, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në trurin e individëve të predispozuar gjenetikisht, duke çuar në ndryshime në nerva dhe enët e gjakut, të cilat kulmojnë me dhimbje koke.

Sa shpesh do të ndodhë dhe me çfarë intensiteti varet nga shkalla e ndjeshmërisë dhe nga efekti kumulativ i ushqimit dhe faktorëve të tjerë nxitës në tru.

Duke regjistruar ndryshimet në intervale të rregullta gjatë përcjelljes Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET, ju ndihmojmë të mbani një ekuilibër të shëndetshëm me qëllim te shëndetit afatgjatë dhe mirëqenies.

Dieta e përsonalizuar bazohet në nevojat tuaja të veçanta për të arritur një shëndet më të mire.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net