Ndërpesha – ashtu si dhe mbipesha paraqet probleme shëndetësore të shumëta.
Një person që është më shumë se 10% ndër peshën mesatare për gjatësinë dhe moshën konsiderohet ndërpeshë; dikush që është 20% ose më shumë ndër peshën mesatare ka arsye për shqetësime të rëndësishme shëndetësore.
Mund të ndodhin efekte fiziologjike dhe psikologjike, veçanërisht tek fëmijët e vegjël dhe gjatë moshës së adoleshencës.
Janë të prirur për infeksione, sëmuren lehtë, shëndeti i tyre i përgjithshëm është i dobët dhe forca e tyre zvogëlohet.
Disa shkaqe të ndërpeshës
Ndërpesha shoqërohet me gjendje që shkaktojnë kequshqyerje të përgjithshme, duke përfshirë si vijon:
- Sëmundje afatgjata me infeksion kronik dhe ethe që rrisin shkallën bazale metabolike – kaloritë e djegura nëse keni qëndruar në shtrat gjatë gjithë ditës.
- Marrje e dobët e ushqimit, pakësimi i marrjes së ushqimit që rezulton nga faktorë psikologjikë, bëjnë që një person të refuzojë të konsumoj ushqimin, humbje të oreksit dhe ushqim të kufizuar në dispozicion, mungesë e mikronutrientëve nga mos marrje e ushqimeve të gjitha grupeve.
- Përthithje e dobët e lëndëve ushqyese që rezulton nga diareja kronike, trakti gastrointestinal i përkeqësuar, përdorimi i tepërt i laksativëve ose ilaqeve tjera ose ndërveprimet medikamente-ushqim.,
- Çekuilibrim hormonal, hipertiroidizmi dhe një sërë çekuilibëresh të tjera hormonale që rrisin nevojat për kalori të trupit.
- Gjendje që rezulton nga një rritje e madhe e aktivitetit fizik pa një rritje përkatëse të ushqimit ose mungesë të furnizimit me ushqim të disponueshëm.
- Situat e keqe jetese, varfëria, një mjedis shtëpiak jo i shëndetshëm që rezulton në vakte të parregullta dhe të pamjaftueshme, ku ngrënia konsiderohet e parëndësishme dhe ku ekziston një qëndrim indiferent ndaj ushqimit.
Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni ndërpeshën?
Ne ju ndihmojmë ta menaxhoni ndërpeshën me anë të edukimit dhe planit të përsonalizuar dietal duke ju ofruar këshillat e duhura në bazë të gjendjes tuaj:
- Programi ushqimor terapeutik individual (bazuar në moshën, kërkesat dhe gjendjen aktuale) që përputhen me qëllimet e trajtimit.
- Monitorojmë gjendjen e ushqyerjes dhe përbërjen trupore (testimin dhe analizimin e patologjive të gjakut).
- Ndihmojmë në korrigjimin e mosbalancimit të nderlidhura me kufizimet në ushqyerje dhe tek konsumimi i ushqimeve jo të balancuara.
Qëllimi ynë nuk është vetëm t’ju ndihmojmë të shtoni peshë por ti zvogelojmë parametrat e rrezikut, përmirësimin e rezultateve të parametrave biokimik dhe hormonal, rregullimin e mikrobiotës dhe gjendjeve të paraqitura.
Gjatë secilës konsultë, bëjmë vlerësim të përgjithshëm të masës trupore për ti matur nivelet tuaja të dhjamit në organizëm, masën muskulore, masën e eshtrave dhe moshën metabolike dhe përcjellim ecurin e gjendjes shëndetësore.
Gjithashtu do të japim këshilla edhe për rritje të aktivitetit fizik për ta optimizuar shëndetin tuaj.
Programi individual dhe këshillat për të ushqyerit realizohet nga Specialistja e Nutricionit Dr.sc. Laura Binxhija Qeska.