TRAJTIMI I DIARRES TEK FËMIJËT DHE TË RRITURIT

Temperaturat e larta mund të çojnë në rraskapitje nga nxehtësia, të cilat mund të shkaktojnë diarre ndërsa trupi përpiqet të ftohet.

Djersitja e shtuar dhe marrja e pamjaftueshme e lëngjeve mund të çojë në dehidrim, i cili mund të prishë proceset normale të tretjes dhe të rezultojë në diarre.

Temperaturat e larta ofrojnë një mjedis ideal që bakteret si Salmonella, E. coli dhe Campylobacter të shumohen në ushqim. Konsumimi i ushqimeve të kontaminuara mund të çojë në helmim nga ushqimi dhe diarre. Është thelbësore të ndiqni praktikat e sigurta të gatimit, trajtimit dhe ruajtjes ushqimit.

Shkaqet më të zakonshme përfshijnë infeksionet virale, bakteriale, parazitare, alergjit ushqimore dhe efektet anësore të medikamenteve.

Faktorët tjerë që shkaktojnë Diarren janë:

Higjena, udhëtimi, infeksionet virale si: Gastroenteriti: Viruset si Rotavirus dhe Norovirus mund të shkaktojnë gastroenterit, të quajtur zakonisht gripi i stomakut, i cili çon në diarre, veçanërisht tek fëmijët.

Ushqimet e verës shpesh përfshijnë më shumë fruta dhe perime të papërpunuara. Nëse këto nuk lahen siç duhet, ato mund të mbajnë baktere të dëmshme.

Ngrënia e ushqimit nga shitësit ambulantiv ose gjatë piknikut në natyrë mund të rrisë rrezikun e konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Mizat dhe insektet e tjera janë më të përhapura në verë dhe mund të kontaminojnë ushqimin duke transferuar bakteret nga sipërfaqet në ushqim.

Diarreja mund të jetë akute (afatshkurtër) ose kronike (afatgjatë) dhe përcjell një rrezik të lartë nqs nuk trajtohet shpejtë.

Trajtimi i diarres kërkon një qasje individuale të balancuar që përfshin rehidratimin, ushqyerjen e balancuar dhe ndonjëherë përdorimin e medikamenteve të caktuara.

Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë këshillim profesional dhe mbështetje të përsonalizuar për të ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja shëndetësore në trajtimin e Diarres dhe gjendjeve tjera shëndetësore.

Shëndeti juaj është prioriteti ynë!

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net