Blog

UJI NË VESH QËNDRONI TË SHËNDETSHËM NË PUSHIME

A keni ndjerë ndonjëherë sikur keni ujë në vesh pas një noti ose një dushi të gjatë?

Kjo ndjenjë e pakëndshme mund të shkaktojë irritim dhe në disa raste, infeksion të kanalit të veshit.

Një nga më të zakonshmet – është mbajtja e ujit në vesh pas notit ose dushit.

Inflamacioni i veshit të jashtëm, i njohur gjithashtu si otitis externa, është shpesh një përvojë e pakëndshme që mund të shkaktojë siklet dhe dhimbje.

Një mjedis i lagësht krijon kushte ideale për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave, gjë që çon në inflamacion.

Dëmtimi i lëkurës së veshit, si gërvishtjet ose prerjet e vogla, mund të shërbejë si një derë hyrëse për bakteret dhe inflamacionet dhe përdorimi i objekteve të mprehta për pastrimin e veshit mund të rrisë gjithashtu rrezikun e lëndimit.

Njerëzit që janë të prirur ndaj alergjive janë më të ndjeshëm ndaj inflamacionit të veshit të jashtëm, sepse kontakti me alergjenët mund të shkaktojë një reaksion që çon në acarim dhe inflamacion.

Infeksionet bakteriale, veçanërisht ato të shkaktuara nga bakteri Pseudomonas aeruginosa, shpesh shoqërohen me inflamacion të veshit të jashtëm. Këto baktere gjenden në ujë dhe tokë.

ÇKA NDIHMON

Trajtimi Fitoterapeutik me kompresat e ngrohta ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe zvogëlojnë ënjtjen. Rekomandohet t’i vendosni në vesh disa herë në ditë.

Mund të përdoren edhe pika që përmbajnë përbërës antibakterialë ose antimykotikë, por vetëm me rekomandimin e mjekut që do të përcaktojë trajtimin e duhur gjatë vizitës.

Gjatë trajtimit, rekomandohet të shmangni ekspozimin ndaj ujit për të parandaluar përkeqësimin e inflamacionit.

Janë të dobishme edhe tapat elastike – goma të veshit të papërshkueshëm nga uji.

Pushimi është një pjesë e rëndësishme e rimëkëmbjes. Siguroni kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur në mënyrë që të reduktoni stresin në veshin e prekur.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë këshilla dhe udhëzime të përsonalizuara profesionale.

Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net