Blog

USHQIMI, PIJET DHE GJENDJA EMOCIONALE

Ditët tona janë të mbushura me pasiguri të vazhdueshme. Nuk duhet të jetë befasi që një numër në rritje i individëve po vuajnë nga simptoma të karakterizuara si sulme paniku, ankth të rëndë, sulme frike dhe depresion.

Ushqimet e përditshme kanë fuqinë të ndikojnë në emocionet tona.

Zakonet e këqija të ngrënit, alergjitë ushqimore, nivelet luhatëse të glukozës në gjak janë disa shembuj që së bashku mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien fizike dhe emocionale të një personi.

Kur ndonjëherë vuajmë nga ndonjë gjendje siq është depresioni, duhet të analizojmë sjelljen tonë gjatë ditës dhe të pyesim veten: sa kafe kemi pirë, sa vakte kemi ngrënë, sa ujë kemi marrë, sa pije alkoholi kemi pirë nqs kemi pirë, a kemi  pasur aktivitet fizik, a kemi fjetur mirë një natë më parë?

Le të shkojmë me radhë.

Kafeja është një stimulus i fuqishëm që stimulon përqendrimin dhe ruan vigjilencën duke lejuar lirimin gradual të glukozës në gjak përmes kafeinës nga rezervat e ruajtura kryesisht në mëlçi.

Më shumë se tre filxhanë kafe në ditë kanë efektin e kundërt.

Kafeina e tepërt në kafe krijon një ndjenjë dëshpërimi, nervozizmi në trup, shkakton sulme paniku dhe çon në depresion.

Pra koha më e mirë për të pirë kafe është një deri dy orë pas vaktit të mëngjesit, dhe të përfundoni nqs jeni adhurues të kafes mundësisht rreth orës katër pasdite kafen tuaj  lamtumirëse ditore.

Ushqimi i parregullt, gjumi i parregullt, mungesa e aktivitetit fizik, pirja e alkoholit dhe konsumi i shpeshtë i kafes për një periudhë të gjatë kohore, rezulton në luhatje të vazhdueshme të humorit.

Kontrolli i ushqyerjes, mirëqenja dhe aktivitetit fizik është një hap i rëndësishëm për të arritur një shëndet të mirë.