Blog

Sistemi tretës

Nuk është e domosdoshme të themi se një sistem i organizmit është më i rëndësishëm se tjetri pasiqë na duhen të gjitha sistemet në mënyrë që të funskionojmë optimalisht. Megjithatë disa veti të posaqme duhet ti ipen sistemin tretës të njeriut. Në këtë grup organesh, mukozës, sekrecioneve dhe nervave qëndron aftësia për ta shëndrruar ushqimin i cili në formen që merret është i padobishëm, në molekula të vogla mjaftueshëm për organizmin që ti asimiloj dhe ti përdorë për funksione të ndryshme.

Megjithatë, përveq nëse dicka nuk shkon mirë është e lehtë të mos mendohet për ushqimin i cili futet përmes gojës derisa të dali nga ana tjetër 12-24 orë më vonë. Procesi i tretjes është i pavullnetshëm, dmth, pas veprimit të vetëdijshëm të përtypjes atëhere gjerat në dorë i merr organizmi ynë jashtëzakonisht intelegjent.

Disa ide për tretje të shëndetshme të ushqimit.

Tretja e dobët e ushqimit shihet si rrënja e shumë sëmundjeve. Më poshtë do të eksplorojmë disa hapa që ju duhet të ndërmirrni për të pasur një sistëm tretës të shëndetshëm.

Hani ushqime të shëndetshme varësisht nga nevojat tuaja

Ushqimi i një personi është helm për një person tjetër!

E di se kalimi nëpër informatat lidhur me dietën moderne mund të jetë konfuz. Një dogmë dietale thotë se duhet të shmangim të gjitha mishërat e tjetra se duhet të hamë vetëm mish. Koncepti më i rëndësishëm është të kuptojmë se të gjithë jemi të ndryshëm dhe se ajo çka funksionon për dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të funksionojë edhe për ju.

Në vend se ta proklamojmë një dogmë dietale se të gjithë duhet të ushqehen në një mënyrë të caktuar, është shumë më mirë të vetëdijësohemi se cilat ushqime funksionojnë për ne.

Eliminoni ushqimet në të cilat jeni alergjik apo të ndjeshëm

Disa njerëz janë shumë alergjik në ushqimet e caktuara. Një copëz e vogël mishi peshku ose kikirik mund të shkaktoj shok anafilaktik dhe ta mbyllë fytin e personit. Nuk duhet kohë e gjatë që një person të zbulojë se ka disa alergji të ndryshme.

Një lloj tjetër i alergjisë në ushqime quhet edhe ndjeshmëri ndaj ushqimeve ose intoleranca ndaj ushqimit. Këto ushqime nxisin një përgjigje inflamatore sistemike dhe mund të shkaktojnë vështirësi në tretje apo njolla në lëkurë dhe gjithashtu mund të luajnë rol në sëmundjet auto immune.

Mënyra më e mirë që të përcaktoni nëse keni ndjeshmëri ndaj ushqimit është që të bëni një dietë eliminuese. Për 6 javë hani një dietë të thjeshtë që nuk përmban alergjen të zakonshëm. Pas 6 javësh ngadalë I shtoni në dietë këta alergjen të zakonshëm. Unë zakonisht ju rekomandoj ta shtoni një në javë. Gruri, gluteni, bylmeti, misri dhe soja janë alergjen të zakonshëm.

Përtypeni ushqimin mirë

Secili seksion i sistemit tretës të njeriut luan një rol specifik. Dhëmbët janë aty qe ta copëtojnë ushqimin që ju e konsumoni. Bëjini një nder stomakut tuaj duke i lënë dhëmbët ta kryejnë punën e tyre. Nuk ka nevojë të numëroni deri në 100, vetëm sigurohuni që ushqimi juaj është i përtypur mirë para se ta gëlltisni, gëlltitja është një gjë shumë e mirë e cila ndihmon tretjen.

Qëndroni të hidratuar, por kufizoni sasitë e mëdha të lëngjeve para, gjatë dhe pas ushqimit

Sasitë e mëdha të lëngjeve para ushqimit mund të i të hollojnë lengjët tretëse të organizmit duke e vështirësuar tretjen. Lëngjët me akull janë posaqërisht problematike.

Shmangni aktivitete ekstreme fizike menjeherë pas ngrënjes

Ushtrimet fizike e vënë organizmin tuaj në gjendjen simpatetike të sistemit nervor, ndonjëherë të referuar si gjendja fluturuese ose gjendja luftuese. Në këtë gjendje funksionet jo kritike të organizmit fiken e një ndër ta edhe tretja. Rekomandohet 2 orë para ose pasi keni ngrënë të merreni me aktivitet fizik.

Shmangni pije dhe ushqimet e ngrira

Një analogji e zakonshme e përdorur në shumë sisteme të mjekësisë tradicionale është asociimi i sistemit tonë tretës me zjarrin. Kjo ndonjëherë quhet edhe zjarri yne metabolik. Procesi tretës ka nevojë për ngrohtësi në mënyrë që të funksionojë optimalisht. Pijet e ngrira dhe me akuj e pengojnë sistemin tretës të njeriut.

Hani vetëm derisa të ndjeheni të ngopur

Ngrënja e ngadalshme dhe shijimi i ushqimit ju ndihmon të kuptoni se kur jeni të ngopur. Shpesh njerëzit nuk ndalen së ngrëni derisa të fillojnë të kenë ndjenjën e fryerjes. Kjo mund të çojë edhe deri te mbingrënja kronike.

Hani ushqime të fermentuara

Ushqimet e fermentuara e ndihmojnë organizmin qe të mbajë një florë të shëndetshme të zorrëve dhe në mënyrë ideale ushqimet e fermnetuara duhet te hahen gjatë secilit vakt. Disa nga ushqimet tradicionale të zakonshme të fermentuara përfshijnë: lakër turshi, kefir, jogurt, etj.

Hani ushqime me shije të hidhur

Ushqimet dhe bimët me shije të hidhur e stimulojne procesin tretës, duke krijuar një kaskadë të sekrecioneve tretëse nga gjëndrat tuaja të pështymës deri në dëbimin e enzimave biliare dhe pankreatike. Bimët me shije të hidhur përfshijnë gjethet e luleradhiqes, levozhgat e portokallit, Rumex crispus, Humulus lupulus etj.

Hani ulur. Shmangni shikimin e tv ose leximin gjatë ngrënjes

Koha e ngrënjes është e shenjtë. Kur të hani çkyqeni pjesën tjetër të jetës dhe përqendrohuni vetëm në ngrënje.

Mos hani kur jeni të tensionuar, të nervozuar ose kur keni frikë

Këto emocione kanë ndikim direkt në sistemin tuaj nervor i cili pastaj ka ndikim në tretje.

Shijojeni ushqimin!

Çrregullimet e sistemit tretës

Diarea shfaqet kur ushqimi lëviz shumë shpejt nëpër organizëm dhe uji nuk absorbohet në mënyrën e duhur. Kjo ndodh për shkak të irritantëve në zorrë.

Gjethet e manaferrës dhe mjedrës mund të merren për ta ndihmuar absorbimin, ani pse më e mira është që fillimisht organizmi të lejohet ta nxjerr jashtë atë që është duke provuar ta nxjerr. Fokusi duhet të jetë që të qëndrojmë të hidratuar dhe të marrim elektrolit mjaftueshëm.

Kapsllëku në anën tjetër është kur fekalet qëndrojnë në zorrë për kohë të gjatë. Zakonisht kjo ndodh për shkak të indeve hiper dhe hipo tonike, mungesa e fibrave në dietë, dehidratimi, mungesa e ushtrimeve apo mukoza e tepërt. Në periudhë afatgjatë adresimi i këtyre çështjeve është shumë më efektiv sesa laksativët, barishtet apo tjerat.
Koha optimale nga futja e ushqimit në organizëm e deri te dalja e tij nga organizmi është 12 deri 24 orë. Për ta përcaktuar këtë kohë hani një vakt të mirë të pasur me fruta dhe perime dhe përcjellni se kur ato do dalin nga organizmi.

Çka i kontrollon gjithë këto procese në anatominë e sistemit të tretjes? 

Është e pamundur të ndahet sistemi tretës i njeriut nga pjesa tjetër e organizmit pa i përmendur edhe disa sisteme tjera të rëndësishme. Sistemi nervor, hormonal dhe sistemi qarkullues administrojnë funksione të ndryshme në harmoni me sistemin tretës duke dërguar në stimulimin e lëngjeve tretëse, reflekseve që i lëvizin gjërat dhe pastaj dërgimi i nutrientëve të tretur në pjesë të ndryshme të organizmit.