RËNDËSIA E DIETËS ALKALINE PËR SHËNDETIN!
Problemi i ushqyeshmërisë moderne qëndron në të ushqyerit e përpunuar, prodhimeve nga sheqeri dhe mielli, si dhe vajrat bimore të rafinuar dhe hidrogjenizuar të cilat gjinden gati në të gjitha përpunimet industriale.
Këta pëbërës ushqimorë, shkaktojnë procese inflamatore në trup, poashtu shkaktojnë shumicën e sëmundjeve kronike civilizuese, kancerit dhe gjendjeve tjera të sëmuara.
Të ushqyerit me ushqime të acidifikuara dhe jo aktiviteti fizik formojnë mesin acidik në trup, në rast të mos aktivitetit fizik qelizat nuk janë mirë të furnizuara me oksigjen.
Acidifikimi i qelizës shkakton hudhjen e oksigjenit. Mungesa e oksigjenit në qeliza krijon mes acidik.
Mungesa e oksigjenit dhe aciditeti janë dy anët e të njejtit rrugëtim, nëse dikush e ka aciditetin e tepërt, automatikisht ka edhe mungese të oksigjenit. Nëqoftëse qelizave tuaja i mungon oksigjeni, do të keni organizëm të acidifikuar.
Mjedisi acidik është mjedis pa oksigjen, të gjitha qelizat normale kanë nevojën absolute për oksigjenim.
Pasojat e aciditetit përfshijnë:
Mbi Pesha, metabolizëm i ngadalshëm dhe paaftësi për të humbur peshë, inflamacion kronik, tension të lartë, shtim në peshë, obezitet dhe diabet, gurët në veshka dhe fshikëz, imunitet të dobësuar, plakje e parakohëshme, osteporozën, kockat e dobëta apo të brishta, fraktura dhe ndezje të kockave, dhembje të përbashkët, dhembje në muskuj dhe akumulimin e acidit laktik, mungesë të energjisë dhe lodhje kronike, tretje e ngadaltë, rritje e jashtëzakonshme e kërpudhës fermentuese dhe kanceri.
Si ushqime që e acidifikojnë organizmin janë:
Sheqeri i rafinuar dhe të gjitha produktet e tij.
Më e keqja prej të gjitha gjërave ushqimore, sepse nuk ka protein, është pa yndyrë, nuk ka vitamina dhe minerale, përbëhet vetëm prej hidrateve të karbonit të rafinuara të cilët dëmtojnë pankreasin, pH e tij është 2.1 është shumë acidik.
Mishi, të gjitha llojet e mishit, produktet me origjinë shtazore, qumështi, djathi etj.
Kripa e rafinuar, mielli i rafinuar dhe të gjitha produktet e tij si: torta, keksat, makaronat-pastat, buka, pjesa më e madhe përbënë yndyrna të oksiduara, margarinë, krip, sheqer dhe aditiv.
Margarina, kafeina, kafja, qaji i zi, qokollata, alkooli, duhani.
Antibiotikët dhe në përgjithësi të gjitha ilaqet farmaceutike.
Të gjitha ushqimet e ziera, sepse zierja e shkatërron okisigjenin duke e rritur aciditetin e ushqimit,
Të gjitha ushqimet e përpunuara industrialisht, në konzerva (kanqe), që përbëjnë konzervansë-aditiv, ngjyra artificiale, aroma, stabilizatorë.
Ushqimi ka rolin kryesorë për të qëndruar të shëndetëshëm.
Qelizat e shëndosha jetojnë në mjedis alkalin me plotë oksigjen, e cila mundëson funksionimin normal.
Të ushqyerit është faktori më i rëndësishëm për ta ruajtuar mjedisin alkalin në organizëm për parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.
Ndikimi i përbërjes së ushqimeve që e alkalizojnë organizmin;
Cdo zarzavat – perim i freskët i pa përpunuar, edhe pse disa lloje janë me shije të thartë, në organizëm reagojnë edhe bëhen alkaline, disa perime janë pak si të tharta, por me gjithë atë prap krijon themelin për ekuilibrim të drejtë.
Perimet e pa përpunuara prodhojnë oksigjen, kurse të zierat nuk prodhojnë.
Limoni e ka pH afërsisht 2.2 e në trup krijon shkallë të lartë të alkalitetit, për këtë arsye nuk duhet të na mashtroj shija e tij e thartë.
Frutat prodhojnë mjaftë oksigjen, frutat me mbështjellës të fortë si arrat dhe bajamet janë shumë alkaline.
Mjalta ka alkalitet shumë të lartë,
Klorofili: bimët janë shumë alkaline sidomos ato jeshile, shembull Aloe vera gel.
Drithërat integrale: i vetmi drith alkalin është drithi me kokrra meli, ky drith ka kërcell të hollë me gjethe si të grurit që nxjerr sipër një kokë të mbushur shumë me kokrra, këto quhen kokrra meli, dhe nuk përmbajnë gluten. Të gjitha drithërat tjera janë lehtë acidike, natyrisht që disa drithëra duhet t’i konsumojmë si të ziera si mënyrë më e shëndetëshme.
Nuk duhet të keqpërdorim kripën, duhet ta përdorim sa më pak që mundemi.
Uji është i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit, dehidrimi kronik është tensionimi trupor më i rëndësishëm dhe rrënjë e shumicës së sëmundjeve degjenerative.
Aktiviteti fizik i jep oksigjen gjithë trupit, mënyra ulur e jetesës është shumë e rrezikëshme.
Ushqimi ka rolin kryesorë për të qëndruar të shëndetëshëm.
Të ushqyerit është faktori më i rëndësishëm për ta ruajtuar mjedisin alkalin në organizëm për parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.